Haradinaj – Kurtit: Mos i ofendo veteranët e UÇK-së, nuk i meritojnë fjalët që po i folë tash

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që e hapi sërish temën e veteranëve të UÇK-së. “Nuk e meritojnë ofendimin që bash në këtë kohë me i kthy diskutimet se kush është veteran i vërtetë apo jo, kush është luftëtar i vërtetë apo jo. Është koha t’i nderojmë dhe respektojmë ata. Edhe […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që e hapi sërish temën e veteranëve të UÇK-së.
“Nuk e meritojnë ofendimin që bash në këtë kohë me i kthy diskutimet se kush është veteran i vërtetë apo jo, kush është luftëtar i vërtetë apo jo. Është koha t’i nderojmë dhe respektojmë ata. Edhe kur vjen Ligji i Pagave, të fillojmë nga kategoritë e lirisë, të mos i ofemdojmë këtë njerëz. Ata kurrë nuk do të kërkojnë vet, të thonë pushtetarëve na i rritni të hyrat, pensionet, por e di se fëmijët e tyre janë në vështirësi”, tha Haradinaj./Periskopi/












