Haradinaj ia kujton Kurtit se ka ardhur koha për veprim, ka pesë kërkesa për të

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ia ka kujtuar kryeministrit edhe një herë se duhet të veproi më shpejtë, shkruan Periskopi. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka paraqitur pesë kërkesa pë Albin Kurtin, duke perfshirë këtu edhe procesin e dialogut. “Çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, […]
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ai ka paraqitur pesë kërkesa pë Albin Kurtin, duke perfshirë këtu edhe procesin e dialogut.
“Çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do t’iu mbajmë përgjegjës!”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Më poshtë kërkesa e Haradinaj:
1. Përfundojeni Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës
2.Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione
3.Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK
4. Rishikojeni vendimin tuaj për projektin e gazsjellësit amerikan dhe miratojeni të njëjtin, pasi që nuk është vetëm projekt ekonomik por edhe i sigurisë
5. Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues
Çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do t’iu mbajmë përgjegjës!