Haradinaj: I pikëlluar për humbjen e mikes së madhe të Kosovës, sekretares Albright

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën e ka quajtur ”mike të madhe të Kosovës”. “Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë angazhimin e saj për t’iu dhënë zë dhe rrugë përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të […]
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën e ka quajtur ”mike të madhe të Kosovës”.
“Kosova e populli i saj do të kujtojnë gjithmonë angazhimin e saj për t’iu dhënë zë dhe rrugë përpjekjeve tona për liri e konsolidim të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe popullin amerikan! Përgjithmonë në zemrat tona dhe në kujtesën historike të vendit. U prehtë në paqe!”, u shpreh tutje Haradinaj.












