Haradinaj: Albin Kurti e Vjosa Osmani janë vënë në shërbim të Gazpromit rus

Haradinaj: Albin Kurti e Vjosa Osmani janë vënë në shërbim të Gazpromit rus

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se qasja e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani ndaj projektit amerikan të gazsjellësit i shkon në favor Gazpromit të Rusisë. Haradinaj tha se me refuzimin e këtij projekti Kosova po e humb mundësinë për një burim alternativ të energjisë. ”Kryeministri thotë jo, ndërsa presidentja hesht, të dy këta me […]

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se qasja e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani ndaj projektit amerikan të gazsjellësit i shkon në favor Gazpromit të Rusisë.

Haradinaj tha se me refuzimin e këtij projekti Kosova po e humb mundësinë për një burim alternativ të energjisë.

”Kryeministri thotë jo, ndërsa presidentja hesht, të dy këta me këtë veprim kanë kaluar në shërbim të Gazpromit edhe të Rusit, po eksplicit. Me veprimin e refuzimit të gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë, jo vetëm që është dëmtuar Kosova në mundësinë për të pasur edhe një burim alternativ të energjisë, por është fuqizuar mundësia e Gazpromit rus me shtri ndikimin e vet të mëtejmë dhe me u fuqizu më tutje në Ballkan, sepse ky projekt e ka pasur po ashtu mundësinë me i dhënë energji edhe Malit të Zi, ndonjëherë edhe Serbisë si burim i dytë alternativ”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Haradinaj shtoi se Gazpromi rus i fuqizon interesat e Rusisë kundër shteteve tjera.

”Kjo gjendje është paralajmëruar me kohë që do të ketë vështirësi në energji, po flasim para luftës në Ukrainë, dhe me ju thanë të drejtën Rusia lufton për më shumë treg në BE dhe botë për gaz, sepse gazin e shet Gazpromi i tyre, e Gazpromi i tyre është ushtri, është shteti, është Rusia, është Putini”.

”Me ato para ata i ushtrojnë shumë funksione influencuese të Rusisë në interesa edhe kundër shteteve të tjera, destabilizim e tjera, pra Gazpromi e bën logjistikën. Në momentin që ty presidenti i Amerikës t’i dakordon 200 milionë për një projekt të gazsjellësit Shkup-Prishtinë, që i bie me ia nxënë pritën gazit rus që është në Serbi, në atë moment kryeministri i Kosovës i refuzon paret falë të Amerikës dhe projektin e gazsjellësit se po i del shtrenjtë, pra paret falë, derisa presidentja e Kosovës heshtë, nuk e ka një qëndrim të qartë për respekt për presidentin e Amerikës”, tha Haradinaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?