Haliti për sigurinë e Kosovës: E kemi Amerikën dhe trupat e NATO-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, komentuar situatën e sigurisë ne Kosovës, shkruan Gazeta Periskopi. Haliti ka thënë se Kosova është e rrethuar gjithëkah me trupat e NATO-së në vendet fqinje si dhe kemi Amerikën të pozicionuar gjithkund,. “Trupat e NATO-s janë rreth e përqark Kosovës gjithkund, ne e kemi Maqedoninë në NATO, […]
Haliti ka thënë se Kosova është e rrethuar gjithëkah me trupat e NATO-së në vendet fqinje si dhe kemi Amerikën të pozicionuar gjithkund,.
“Trupat e NATO-s janë rreth e përqark Kosovës gjithkund, ne e kemi Maqedoninë në NATO, e kemi Shqipërinë në NATO, e kemi Malin e Zi në NATO, dhe e kemi Italinë, por mbi të gjitha është Amerika gjithkund e pozicionuar, janë disa çështje me të cilat nesër mund të përballet krejt bota, në qoftë se çmendet krejt Putini, ai mund të ndezë luftën e tretë botërore, e cila do te jetë luftë pa fitues, sepse rreziku është i madh i përdorimit të armeve bërthamore të cilat këta kanë pasur nja marrëveshje në vitin 80 për pakësimin e tyre dhe i kanë pakësuar deri në 90 për qind, por edhe këto që i kanë janë shumë” tha Haliti në Rubikon të Klan Kosovës.
Duke komentuar “Fondin e Siguirisë”, Haliti ka thënë se janë dy mundësi përpara.
“Unë kam një mendim timin, ne kemi dy mundësi; të krijohet një fond i besueshëm dhe i kontrolluar shumë për diasporën e cila do të kontribuojë, por brenda Kosovës unë mendoj që shteti duhet të vendosë taksa për të krijuar fond të veçantë, unë nuk besoj që një fond i tillë mund të jetë i suksesshëm edhe nuk e besoj që mund të ketë përkrahje nga këto mekanizmat ndërkombëtarë që i kemi këtu”. /PERSIKOPI












