Haki Abazi e merr fjalën për një ‘intervenim të shpejtë’: Por shikoni reagimin epik të Glauk Konjufcës në 3-4 sekonda

Haki Abazi e merr fjalën për një ‘intervenim të shpejtë’: Por shikoni reagimin epik të Glauk Konjufcës në 3-4 sekonda

Kur deputeti Haki Abazi mori fjalën në Kuvend, për të folur ‘kundër helmimit të publikut’ për debatin e refuzimit të gazit amerikan, ai tha se ‘deshti të bëj një intervenim të shpejtë në debat’. Përmendja e togfjalëshit: ‘deshta të bëj intervenim të shpejtë’ duket se iu duk e çuditshme kryeparlamentarit Glauk Konjufca, reagimit e të […]

Kur deputeti Haki Abazi mori fjalën në Kuvend, për të folur ‘kundër helmimit të publikut’ për debatin e refuzimit të gazit amerikan, ai tha se ‘deshti të bëj një intervenim të shpejtë në debat’.

Përmendja e togfjalëshit: ‘deshta të bëj intervenim të shpejtë’ duket se iu duk e çuditshme kryeparlamentarit Glauk Konjufca, reagimit e të cilit mund t’i shihni përmes fotografive ‘screenshots’ dhe që kapën kohën prej 3-4 sekondash.

Ndërkohë, pjesë nga fjala e zotit Haki Abazi në Kuvend, përcjell Periskopi:

“Deshta të bëj një intervenim të shpejtë meqë po vazhdon të helmohet publiku me këtë idenë e refuzimit të gazit e unë mendoj që sinqerisht nëse vazhdojmë me diskutu së paku të mbetemi te faktet dhe argumentet.

Edhe sikur t’ish pranu gazi prej kujtdo nuk kish me qenë adresim i krizës me të cilën po ballafaqohemi sot.

Të gjithë e dimë që gazi nuk vjen këtu si paketim i mallit, por na duhet të paktën 10 vjet për shtrirjen e infrastrukturës.

E dyta, ideja që gjatë gjithë kohës me përdorë këtë argumentin gazi amerikan, gazi amerikan, është jashtëzakonisht e ulët për neve si deputetë me tentu me helmu marrëdhënien me një shtet që të gjithë e kemi të qartë raportin të cilin e kemi”, tha ai./Periskopi

Të fundit
Të ngjashme