Grupi organizativ feminist me ide kreative për 8 mars

Grupi organizativ i aktiviteteve që do të zhvillohen për tetë mars ka dalur me një ide kreative në kuadër të pregatitjeve të tyre për kërë ditë, shkruan Gazeta Periskopi. Ata kanë nisur një fushatë ku po kërkojnë nga qytetarët që përmes fotografive të tregojnë se përse do të protestojnë/marshojnë për tetë mars. Ashtu si edhe […]
Ata kanë nisur një fushatë ku po kërkojnë nga qytetarët që përmes fotografive të tregojnë se përse do të protestojnë/marshojnë për tetë mars.
Ashtu si edhe në vitet e tjera edhe këtë vit do të ketë një marsh në formë të protestës që do të zhvillohet në Prishtinë.
Këtu keni postimin e tyre të plotë:
“Për çka proteston/marshon me 8 mars?
Na trego përmes fotografive në rrjete sociale (Facebook, Tëitter dhe Instagram) apo duke na etiketuar përmes #marshojsepse #nukfestojsepse
Facebook: MARShojmë S’festojmë
Tëitter: tëitter.com/Marshojme
Instagram: instagram.com/marshojmesfestojme/”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Përndryshe, edhe këtë vit në Kosovë kanë vazhduar vrasjet ndaj grave si dhe dhuna ndaj tyre që shpesh është konsideruar si alarmante. /PERISKOPI












