Gripi i shpendëve në Shqipëri: Ndalohet shitja dhe transporti i pulave në këto qytete

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka njoftuar sot ndalimin e shitjes dhe transportit të shpendëve të gjalla në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në qarqet e Durrësit, Dibrës dhe Korçës ku deri tani janë konfirmuar vatra të sëmundjes së gripit të shpendëve. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Bujqësisë ka theksuar […]

Në një njoftim për shtyp, Ministria e Bujqësisë ka theksuar se gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur asnjë rast të dyshimtë të konstatuar në kontrollet e ministrisë apo raportuar në numrin e gjelbër.

Sipas ministrisë, aktualisht “po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës, po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes, po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonës, si dhe është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët”.

“Në të gjithë territorin e vendit deri mbrëmë në darkë kemi 382, 672 shpendë të ngordhur. Vazhdon procesi për eliminimin dhe asgjësimin e kafshëve që po ngordhin”, ka shtuar ministria.

Sipas ministrisë, nga kontrollet e ushtruara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në të gjithë territorin e vendit deri tani nuk janë evituar shkelje.

Ministria ka sqaruar për konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat blihen nga operatorët e licencuar sepse produktet janë të kontrolluara.

“Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius si është dhe procedura normale e gatimit”, ka shtuar ministria.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?