Grafitet “UQK”, Çitaku – Petkoviqit: Mësoji agjentët e tu se si shkruhet UÇK

Disa grafitë ku shkruhet “UQK”, janë paraqitur në muret e shtëpive të serbëve në një fshat të komunës së Lipjanit. Grafitet e dyshimta, me gabimin drejtshkrimor për akronimin UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), janë përdorur në formë propagande nga mediat e zyrtarët serbë për t’u viktimizuar. Dhe, e gjitha ka ndodhur përderisa raportuesja për Kosovën […]
Disa grafitë ku shkruhet “UQK”, janë paraqitur në muret e shtëpive të serbëve në një fshat të komunës së Lipjanit.
Grafitet e dyshimta, me gabimin drejtshkrimor për akronimin UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), janë përdorur në formë propagande nga mediat e zyrtarët serbë për t’u viktimizuar.
Dhe, e gjitha ka ndodhur përderisa raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, po qëndron në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj drejtorit të zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, i cili ka shpërndarë fotografitë e grafiteve, duke iu drejtuar von Cramonit për kërcënimet që sipas tij, përjetojnë serbët e Kosovës.
“Oh Zot. Ndaluni. Është e turpshme. Të paktën është dashur t’ua mësosh agjentëve të tu se si shkruhet drejt UÇK”, ka shkruar Çitaku, duke iu drejtuar Petkoviqit.
My god. Stop this. It is embarrassing.
You should at least have taught your agents to spell UÇK correctly. ?♀️ https://t.co/vwA53JrUeu
— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) March 4, 2022












