Goditje e radhës për Rusinë nga OKB: Miratohet formimi i Komisionit që do t’i hetojë krimet në Ukrainë

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka mbështetur me shumicë dërrmuese një rezolutë që dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe ngritjen e një komisioni hetimor për ta hetuar atë. Vetëm një shtet tjetër, Eritrea, në Afrikën Lindore, votoi kundër rezolutës. Ndërkohë 32 votuan pro dhe 13 abstenuan. Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës tha: […]
Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka mbështetur me shumicë dërrmuese një rezolutë që dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe ngritjen e një komisioni hetimor për ta hetuar atë.
Vetëm një shtet tjetër, Eritrea, në Afrikën Lindore, votoi kundër rezolutës. Ndërkohë 32 votuan pro dhe 13 abstenuan.
Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës tha: “Është detyra jonë e përbashkët të sigurojmë llogaridhënie duke mandatuar dokumentacionin dhe verifikimin e krimeve të Rusisë dhe identifikimin e atyre që janë përgjegjës”.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë, pavarësisht imazheve të përhapura të ndërtesave të shkatërruara të banimit dhe raporteve për vdekjen e qindra civilëve.
Pas votimit, foli edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
“Unë mirëpres themelimin nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së të Komisionit Ndërkombëtar të Hetimit për të hetuar faktet e krimeve të luftës ruse kundër Ukrainës. Dëshmitë do të dokumentohen dhe do të përdoren në gjykatat ndërkombëtare. Kriminelët rusë të luftës do të mbahen përgjegjës”. /












