Gjukanoviq thotë se puna e demarkacionit ka marrë fund më 2015

Gjukanoviq thotë se puna e demarkacionit ka marrë fund më 2015

Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës ka përfunduar në vitin 2015 dhe se dy shtetet duhet të shkojnë përpara për një jetë më të mirë për qytetarët e tyre, ka thënë kabineti i presidenti të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. “Si fillim, Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s. Demarkacioni ndërmjet Malit të […]

Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës ka përfunduar në vitin 2015 dhe se dy shtetet duhet të shkojnë përpara për një jetë më të mirë për qytetarët e tyre, ka thënë kabineti i presidenti të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

“Si fillim, Mali i Zi është shtet anëtar i NATO-s. Demarkacioni ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës u finalizua në vitin 2015. Marrëveshja u konfirmua nga të dyja qeveritë në vitin 2015 dhe hyri në fuqi në vitin 2018. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai malazez Filip Vujanoviq nënshkruan një deklaratë e përbashkët në shkurt 2018,” ishin fjalët e kabinetit të Gjukanoviqit.

“Ata i bënë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen. Parlamenti i Kosovës e ratifikoi një muaj më vonë. Si dy shtete, ne duhet të ecim përpara për një jetë më të mirë për qytetarët tanë”, thanë ata për Kabinetin, duke u përgjigjur pyetje rreth deklaratave të përkthyesve të Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi dhe nëse Marrëveshja e Demarkacionit mund të anulohet”.

Mirëpo, kryeministri Albin Kurti gjatë një vizite në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, kishte thënë që pritet trajtimi i kësaj cështjeje me qeverinë e re malazeze, pasi ajo e mëparshmja kishte qenë pro ruse dhe pro Beogradit.

“Shpresojmë që së shpejti Mali Zi do të ketë Qeveri të re me të cilën do të mund të bisedojmë, ta trajtojmë edhe këtë çështje për dallim nga qeveria paraprake, e cila kishte përbrenda elemente pro ruse përveç se pro Beogradit dhe natyrisht që nuk kishte kushte për një trajtim të tillë”, kishte thënë Kurti.

Ndërkaq, kryeministri në largim, Zdravko Krivokapiq, e quajti provokim të papranueshëm deklaratën e Kurtit.

“Unë e konsideroj provokim të papranueshëm deklaratën e zotit Kurti që shpall aspirata të rrezikshme për cenim të integritetit territorial të Malit të Zi. Është interesant se nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe kryeministri antikushtetues Dritan Abazoviq”, tha Krivokapiq.

Më 21 mars 2018, deputetët e Kuvendit të Kosovës e patën miratuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi me 80 vota për dhe 11 kundër.

Marrëveshja për demarkacionin ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës, e cila u nënshkrua në Vjenë më 26 gusht 2015, ka hyrë në fuqi më 4 qershor 2019.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?