Gërvalla: Na duhet mbrojtja e NATO-s, nuk e dimë qysh do të reagojë një person si Putini nëse dështon në Ukrainë

Gërvalla: Na duhet mbrojtja e NATO-s, nuk e dimë qysh do të reagojë një person si Putini nëse dështon në Ukrainë

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për “Wiener Zeitung” të enjten, ka thënë se Kosovës i duhet mbrojtja e NATO-s, siç i duhet edhe Bosnjë-Hercegovinës. Ajo ka shtuar se pjesë e planit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor nëpërmjet Rusisë. Gërvalla ka bërë thirrje që Perëndimi të […]

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një intervistë për “Wiener Zeitung” të enjten, ka thënë se Kosovës i duhet mbrojtja e NATO-s, siç i duhet edhe Bosnjë-Hercegovinës.

Ajo ka shtuar se pjesë e planit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, është që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor nëpërmjet Rusisë.

Gërvalla ka bërë thirrje që Perëndimi të mos reagojë me vonesë si në rastin e Ukrainë.

“Në shtetet e ish-Jugosllavisë ka pasur një sondazh, sipas të cilës mbështetje për BE-në në Serbi ishte nën 50 për qind. Në Kosovë, nga ana tjetër, e ka kaluar 90 përqindëshin. Ngjashëm ishte mbështetja edhe për NATO-n. Kjo do të thotë, se vullneti për t’u bashkuar është i madh. Na duhet mbrojtja e NATO-s. Për Kosovën do të ishte e rëndësishme, por edhe për Bosnjë-Hercegovinën. Ne nuk e dimë, se si do të reagojë një person si Vladimir Putini, kur nuk sheh përparim në Ukrainë. A do ta destabilizojë Ballkanin? Nëse po – si? Një pjesë e planit të Putinit është ta përdorë Serbinë për ta destabilizuar rajonin, ai do të vazhdojë me këtë, pavarësisht nëse i afrohemi NATO-s apo jo. Ukraina na ka treguar, se pavarësisht nga reagimi i Perëndimit, Putini do të vazhdojë me planet e tij. Tani mund të dëgjojmë nga shtetet e BE-së fjalët: Nëse do ta merrnim Ukrainën seriozisht, do të kishim reaguar më herët…Edhe zërat nga Evropa Juglindore, që bënin thirrje për më shumë vëmendje ndaj rajonit, nuk u dëgjuan për një kohë të gjatë”, tha Gërvalla. “Si ministre e Jashtme unë vetëm mund të insistoj, që të merret mesazhi. Unë nuk mund t’i detyrojë shtetet mike të bëjnë ndonjë gjë, por detyra jonë është ta shpjegojmë situatën në Ballkan dhe të theksojmë se nuk është vonë dhe se ka ende mundësi – si shembull duke njohur Kosovën dhe duke e anëtarësuar atë në NATO”.

Gërvalla ka thënë se duke pasur parasysh situatën gjeopolitike në Evropë të krijuar pas pushtimit rus të Ukrainës, është koha që Kosova të njihet nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së e po ashtu t’i afrohet NATO-s e të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Ne jemi specifik në kërkesat tona. Duke pasur parasysh situatën e re gjeopolitike në Evropë, Kosova duhet të njihet nga pesë shtete anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur deri më tash. Kosova duhet t’i afrohet NATO-s dhe më në fund të bëhet anëtare edhe në Këshillin e Evropës. Pikërisht për këtë arsye na duhet përkrahje. Kur pesë shtetet e BE-së, Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro e njohin Kosovën, atëherë do të dërgohet sinjali se kufijtë e Ballkanit janë gjë e qartë që asnjë nuk mund t’i lëkundë më. Do të ishte një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Gërvalla./teksti i plote ne koha/ 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?