Franca: Do të bëjmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë

Rusia do të përballet me kolapsimin e ekonomisë së saj si rezultat i sanksioneve që po ndëshkojn Moskën për pushtimin Ukrainës nga ajo, tha Ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj Bankës Qendrore të Rusisë, bizneseve të saja kryesore, oligarkëve dhe […]
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione ndaj Bankës Qendrore të Rusisë, bizneseve të saja kryesore, oligarkëve dhe zyrtarëve të saj, përfshirë edhe vet presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka përjashtuar disa banka ruse nga SWIFT, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
“Ne do të bëjmë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë”, tha Le Maire për një radio franceze. “Ne do të tentojmë të kolapsojmë ekonominë e Rusisë”, shtoi ai.












