Fondi për ushtrinë, eksperti i ekonomisë: Veprim populist i Qeverisë, është dashur t’i drejtohen Shtëpisë së Bardhë

Fondi për ushtrinë, eksperti i ekonomisë: Veprim populist i Qeverisë, është dashur t’i drejtohen Shtëpisë së Bardhë

Qeveria  e Kosovës para disa ditësh vendosi që të krijojë fond të veçantë për Forcën e Sigurisë Kosovës, kështu duke kërkuar para direkt prej popullit dhe të japin aq sa kanë mundësi për ushtrinë. Ky veprim i Qeverisë u kritikua me të madhe, duke u konsideruar si kërkim lëmoshe nga ana e qytetarëve e në […]

Eksperti i ekonomisë, Agim Shahini në një deklaratë për Periskopin ka thënë se kjo do ta ndihmonte deri diku sigurinë e Kosovës, por që nuk është e mjaftueshme.

“Mendoj se kjo e ndihmon, por nuk mjafton. Për këtë mendoj se Qeveria duhet të jetë më e besueshme ndaj qytetarëve dhe më kredibile ndaj partnerëve ndërkombëtarë sepse ne mund të kemi Fond të Sigurisë, por ne mund të kemi sanaksione për të blerë armë”, tha Shahini për Periskopin.

Shahini tutje thekson se mjetet që grumbullohen duhet të jenë transparente, por nuk përjashton mundësinë që Kosova është dashtur t’i drejtohet Shtëpisë së Bardhë.

“Grumbullimi dhe shpenzimi i këtyre mjeteve duhet të jetë transparent. Nuk ka qeveria strategji se nga ai fond çka do të blej, çka do të merr dhe a i kemi ushtritë e përgatitura për shumë armë që i duhen një shteti’’, shtoi ai.

‘’Për këtë çështje më së miri është dashur t’i drejtohemi Shtëpisë së Bardhë, Ushtrisë amerikane në mënyrë që ne të kërkojmë që të ngriten  kapacitetet ushtarake, e që jam i bindur që kjo do të kishte ndodhur me ndihma nga shume fuqi të mëdha ushtarake”, thotë Shahini.

E, vendimin e Qeverisë së Kosovës për formimin e fondit, Shahini e quan “popullor”, duke shtuar se fillimisht institucionet është dashur të ndajnë mjete, pastaj të hapet edhe për qytetarët.

“Qeveria ka dashur të marr një vendimi popullor,e që i prek ndjenjat e qytetarit për të siguruar fond për siguri ashtu siç i ka prek ndjenjat fondi prej 3 % dhe fondi “Vendlindja Flet”. Qeveria është dashur që në këtë fond t’i vendos 100 milonë dhe t’i thotë qytetarëve se 100 milionë janë për ushtri dhe do të blejna këtë, këtë, por neve po na vyjnë 150 milionë dhe duhet edhe 50. Dhe ne atëherë është dashur t’i gjejmë format dhe metodat se si të mbledhet dhe të rritet ky fond”, është shprehur ai.

Ditë më parë, Fondi i Kursime Pensionale të Kosovës-Trusti është ‘goditur’ keq duke humbur 90 milionë euro të kursimeve pensionale. Por, eksperti i ekonomisë thotë se nuk janë të sigurta as mjetet e mbledhura për Fondin e Sigurisë.

“Nuk ka siguri asgjë. Shteti do të duhet të sigurojë stabilitet ekonomik qytetarit, ta luftojë varfërinë, t’i ngrit kapicitetet e sigurisë në aspekt human dhe etnik, por gjithmonë me partenerët tonë ndërkombëtarë’’

Tutje Shahini pyet: Çka do të blehet me atë fond? A do të blihen armë, a do të hapen bunkera. Prandaj Fondi për Siguri është një gamë e zgjeruar dhe ne duhet të dime se çka do të shpenzojmë me ato dhe për cfarë arsye shteti nuk paska pare dhe duhet me kërku lëmosh nga qytetarët”.

Fondi i Sigurisë që u themelua nga Qeveria  e Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Financave parasheh që paratë e mbledhura të përdoren në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë shtetërore, infrastrukurën e sigurisë e menaxhimin e katastrofave natyrore. /PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?