‘Fajet i kanë qeveritë e kaluara’: Qysh për 1 vit dëgjuam akuza nga Qeveria Kurti, e s’pamë zgjidhje

‘Fajet i kanë qeveritë e kaluara’: Qysh për 1 vit dëgjuam akuza nga Qeveria Kurti, e s’pamë zgjidhje

Qeveria Kurti II sot një vit u votua me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Nesër zyrtarisht ka përvjetorin  e nisjes me qeverisjen e vendit. Kryeministri Albin Kurti, si shumë i zëshëm e kritikues sa ishte opozitar, nuk njihet për nisma të dukshme të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve në vitin e parë […]

Është vet kryeministër Kurti që në një deklarim publik për situatën e ngritjen e çmimit të energjisë elektrike kishte thënë se qeveritë e kaluara, që kishin qeverisur vendin për 20 vite të tëra, janë fajtorë pse tash populli kosovar po ballafaqohet me shtrenjtimin e rrymës.

‘’Fatura që po paguajmë është mosveprimi i duhur në dy dekada në energji elektrike, jemi duke ndjerë vjetërsinë e mjeteve, institucionet kanë dështuar të japin sinjalin te qytetarët që varësia për tu ngrohet me energji nuk është e qëndrueshme si praktikë. Kanë aprovuar ndërtimin e mijëra banesave, ndërtesave, që tani varen nga energjia elektrike. Kriza do të zgjasë shumë përtej dimrit, po përballemi me këtë si qeveri’’, kishte thënë Kurti.

Njëjtë sikurse shefi i tij, edhe Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, kishte kritikuar opozitën se faji për gjendjen aktuale në energji është tek qeveritë e kaluara.

“Qeveria nuk i gëzohet rritjes së cmimit të energjisë elektrike.  Kosova nuk është këtu ku është falë deklaratave të juaja po falë veprimeve tuaja. Më e pakta që mund të bëni është të na jepni këshillaishte një deklaratë e Bislimit në Kuvend.

Pastaj është ministrja Albulena Haxhiu që për mos punën në sistemin e drejtësisë akuzonte qeverisjet e kaluara.

Edhe kjo ministre faturën për dështime ia ngarkonte të tjerëve, pa treguar se çka do të bëjë konkretisht Qeveria aktuale, apo më mirë të themi çka do të veprojë.

Së fundmi, shefi i kabinetit të kryeministrit Kurti, z.Luan Dalipi ka fajësuar qeverisjet 20 vjeçare për hypjen e çmimit të vajit.

“Nje gazetare e pyeti pronarin e fabrikes sa e shet vajin. Ai u pergjigj “2.10”. Ne markete cmimi giithandej i njejte: 3.49 euro.Nuk eshte koha qe ne nje krize nderkombetare, ne nje shtet te varfer qe sapo ka fillu me u cliru nga keqeverisja e ketij 20-vjecarit te fundit, tregtaret me pakice te synojne SUPER-PROFIT ne kurriz te qytetareve”., ishte një status i tij në Facebook.

Ndryshe, pikërisht në 1 vjetorin e qeverisjes Kurti, Periskopi ka bërë një përmbledhje të asaj se çka e ka karakterizuar në pjesën e parë të mandatit, duke nisur nga punësimet nepotiste, mos vizita e Kurtit në SHBA, debakli në zgjedhjet lokale, refuzimi i gazsjellësit, kriza energjetike, rritja e çmimeve,e skandalet në diplomaci./PERISKOPI/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?