Edward Joseph: Kurti po i dëmton interesat e shtetit të tij, po i avancon ato të Serbisë

Ish-diplomati amerikan, dhe njohës i mirë i politikave në Ballkan, Edward P. Joseph i cili ka shërbyer gjatë luftërave në çdo vend të prekur nga konflikti, duke përfshirë detyrat në Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni ka komentuar vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për moslejmin e mbajtjeve të zgjedhjeve serbe, shkruan Periskopi. Ai analizoi vendimin […]
Ai analizoi vendimin e kryeministri i Kosovës Albin Kurtit i cili nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Joseph thotë se Kurti po i dëmton interesat e Kosovës dhe thjeshtë po i bën një dhuratë Vuçiçit.
“Sot, kryeministri i Kosovës Albin Kurti po i dëmton interesat e vendit të tij dhe po i avancon ato të Serbisë, duke heqë dorë nga precedenti i fituar me vështirësi e i cili ishte arritur në vitin 2012”, thotë ai.
Tutje ai tha se propozimi i vendeve të QUINT-it ishte një rrugë drejt një zgjidhje, por që kjo nuk u pranua nga Kurti do e nxit Serbinë.
“Diplomatët e Quintit u përpoqën ta negociojnë një zgjidhje. Por grumbulli i çështjeve teknike të zgjedhjeve dhe ndjeshmërisë intensive politike – të gjitha që rrethojnë çështjen gjithëpërfshirëse të sovranitetit dhe simboleve – u treguan të frikshme. Me kalimin e kohës, diplomatët i kërkuan OSBE-së, me ekspertizën e saj zgjedhore dhe politike, të përpiqet ta negociojë një marrëveshje të minutës së fundit”, tha ish-diplomati amerikan.
“Ndërkohë që po e nxit Serbinë, refuzimi i Kurtit ndaj propozimit të Kuintit për të’i lehtësuar zgjedhjet serbe, bazuar në modelin e suksesshëm të OSBE-së, e dëmton Kosovën në një mënyrë tjetër domethënëse. Në momentin që argumenti i një grupi ekspertësh për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës me NATO-n tërheq vëmendjen, Kurti u ka dhënë katër shteteve anëtare të NATO-s të cilat nuk e njohin Kosovën – Greqinë, Spanjën, Sllovakinë dhe Rumaninë – një justifikim për taë vazhduar politikën e tyre”, shton ai.
“Propozimi i Quint-it ishte si një letër që na e dërgon Serbia neve mirëpo jo Qeveria-Qeverisë mirëpo zyrtari ndërlidhës-zyrtarit ndërlidhës në të cilët thuhet se Serbia kërkon nga Kosova, mirëpo thelbi është ky që Serbia kërkon nga Kosova vetëm nëse Kosova thotë “Po” ajo letër nuk bëhet valide pa thënë Kosova “Po”. Mirëpo unë ua kam shpejguar vendeve anëtarë të Quint-it, ua kam shpjeguar edhe ambasadorit të BE se Serbia po tregohet destruktuve në shumë dimensione”, tha ai.
“Derisa ne vlerësojmë gatishmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, jemi të zhgënjyer të theksojmë se Qeveria e Kosovës refuzoi një propozim konstruktiv të propozuar nga QUINT-I”, thuhej ndër të tjera.
Ndërsa Kurti pranoi se kritika e QUINT-it ishte shumë e ashpër për moslejimin që serbët të votojnë në zgjedhjet e Serbisë edhe në qendrat nëpër Kosovë.
“Kushtetutshmëria e Kosovës duhet të respektohet nga vet unë, e më tej nga të tjerët. Ishte një kritikë e ashpër, ne e kemi marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Brukselin. Kritika ishte e ashpër, por ne duhet të vazhdojmë duke respektuar e dashur vendin tonë më shumë. Më mirë është unë të marrë kritika të ashpra, po të mos lejohet të cenohet sovraniteti i vendit, sesa unë të pranoj regjistra civilë, dhe në këtë mënyrë, qytetari Albin Kurti ta padisë kryeministrin Albin Kurti për shkelje të ligjit”, tha ai në DESK-un e KTV-së. /BalkanInsight/












