Putin “po mbështetej në ndarjen e NATO-s”, thotë Biden

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha sot se homologu i tij rus Vladimir Putin i kishte treguar në bisedat e tyre të hershme se ai besonte se aleanca e NATO-s nuk do të qëndronte e bashkuar. “Putin po mbështetej për ndarjen e NATO-s. Biseda ime e hershme me të në dhjetor dhe në fillim të […]
“Putin po mbështetej për ndarjen e NATO-s. Biseda ime e hershme me të në dhjetor dhe në fillim të janarit – ishte e qartë për mua se ai nuk mendonte se ne mund ta mbanim këtë kohezion,” u tha Biden mediave sot në Bruksel.
“NATO nuk ka qenë kurrë më e bashkuar se sa është sot. Putin po merr pikërisht të kundërtën e asaj që synonte të kishte, si pasojë e hyrjes në Ukrainë,” shtoi presidenti Biden, transmeton CNN.












