Johnson mesazh Putinit: Ukraina nuk është vetëm

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar sot se vendi i tij ka premtuar se do të dërgojë 6000 raketa shtesë në Ukrainë. “Ne duhet të ndihmojmë Ukrainën kundër fqinjit të saj të dhunshëm. Ky është vetëm fillimi”, tha Johnson. Ai pas takimit të samitit të NATO-s në Bruksel, tha se Britania e Madhe deri më […]
Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar sot se vendi i tij ka premtuar se do të dërgojë 6000 raketa shtesë në Ukrainë.
“Ne duhet të ndihmojmë Ukrainën kundër fqinjit të saj të dhunshëm. Ky është vetëm fillimi”, tha Johnson.
Ai pas takimit të samitit të NATO-s në Bruksel, tha se Britania e Madhe deri më tani ka sanksionuar më shumë se 1000 individë dhe subjekte ruse.
“Mesazhi për Putin-in është se Ukraina nuk është vetëm. Ne qëndrojmë me njerëzit në Kiev, Mariupol, Lviv dhe Donetsk. Siç tha vetë presidenti Zelensky, populli i Ukrainës duhet të fitojë dhe Putin duhet të dështojë – dhe ai do ta bëjë,” tha ai.
Johnson tha gjithashtu se ai simpatizon me popullin rus – por jo me liderin e tyre Vladimir Putin, raporton BBC.
“Ne të gjithë jemi dakord se ajo që po bën Putin është jashtëzakonisht katastrofike, pushtimi i tij në Ukrainë është çnjerëzor dhe barbar”, tha Johnson, duke shtuar se një sjellje e tillë nuk ishte parë në kontinentin evropian për 80 vjet.
Johnson thotë se deklaratat për përdorimin e armëve bërthamore largojnë vëmendjen nga ajo që po ndodh në Ukrainë.
Ai shtoi se përdorimi i armëve konvencionale nga Rusia – përfshirë artilerinë – ishte “absolutisht barbar”.












