E turpshme: Kurti e kishte të shkruar në fjalim ‘Besarta Adem Jashari’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një huqje të madhe sot gjatë seancës solemne në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Periskopi. Kurti i është referuar Besarta Jasharit si vajza e Adem Jasharit ndërsa ajo është vajza e heroit Hamëz Jasharit. Në këtë pjesë të fjalimit të tij, Kurti e kishte të shkruar “Besarta Adem […]
Kurti i është referuar Besarta Jasharit si vajza e Adem Jasharit ndërsa ajo është vajza e heroit Hamëz Jasharit.
Në këtë pjesë të fjalimit të tij, Kurti e kishte të shkruar “Besarta Adem Jashari”, kështu është e shënuar në fjalimin e tij të publikuar në webfaqen zyrtare, kryeministri.rks-gov.net.
Në këtë seancë po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e familjes Jashari.
Tashmë në rrjetet sociale kanë filluar kritikat ndaj Albin Kurtit për këtë gabim të tij. / PERISKOPI













