E merr fjalën deputet fizikanti Kokaj: Flet për centralin Zaporizhia dhe bombat atomike

E merr fjalën deputet fizikanti Kokaj: Flet për centralin Zaporizhia dhe bombat atomike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka folur në lidhje me sulmet që Rusia i ka bërë në centralin më të madh bërthamor në Evropë, Zaporizhzhi në Ukrainë. Ai tha se flakët që u panë në Zaporizhzhia ishin një çrregullim i madh psikologjik, pas sipas tij, ndonëse jo në mënyrë direkte, sulme të tilla janë […]

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, ka folur në lidhje me sulmet që Rusia i ka bërë në centralin më të madh bërthamor në Evropë, Zaporizhzhi në Ukrainë.

Ai tha se flakët që u panë në Zaporizhzhia ishin një çrregullim i madh psikologjik, pas sipas tij, ndonëse jo në mënyrë direkte, sulme të tilla janë të rrezikshme edhe rrotull objekteve të tilla, sepse në rast se ndërpritet rryma, sistemi i ftohjes nuk funksionin dhe bërthama radioaktive mund të eksplodojë.

“Aty janë qindra tonelata të lëndës së parë radioaktive të cilat kërkojnë ftohje permanente, dhe nëse mungon energjia atëherë mund të nxehet dhe bërthama mund të eksplodojë dhe në këtë mënyrë centrali i dobishëm mund të shndërrohet në bombë atomike”, është shprehur Kokaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, Kokaj që me profesion është fizikant, tha se ekzistojnë disa veprime plasjes se një bombe atomike, ku theksoi se më i rrezikshëm është fakti që rrezatimi mund të zgjatë me qindra vjet e që ka diametër shumë të madh.

“Ekzistojnë disa veprime pas plasjes së bombës atomike, së pari gjenerohen shok-valë që rrëzojnë deri në një diametër të caktuar ndërtesat për rreth, pastaj në mënyrë zingjiirore gjenerohet një flakë deri në një diametër shumë të largët, sikurse drita dhe zëri që bëjnë dëme tek njerëzit”, ka thënë Kokaj, njofton Klankosova.tv.

Deputeti fizikant tha se në Kosovë nuk ka rrezik në rast të një shpërthimi të tillë, pasi sipas tij, nuk mund të ketë shok-valë, dritë apo flakë, por vetëm radiacion.

“Ky është centrali më i madh në Evropë dhe nëse bëjmë krahasim me Çernobilin që është gjashtë herë më i madh, pra sasia radioaktive është gjashtë herë më e madhe, dhe ndikimi i Çernobilit ka qenë vërtetë serioz edhe në Kosovë, plasja e këtij centrali do                 të shkaktonte katastrofë radioaktive edhe Ukrainës, por edhe Rusisë”.

“Në Kosovë nuk ka rrezik, në kuptimin siç e përmenda atë të valëve shok, të dritës apo flakës. Për Kosovën mund të ketë radiacioni. Në raste të tilla, duhet ta kemi të izoluar ushqimin afatgjatë që të mos kontaminohet nga ai radiacion”, është shprehur Kokaj, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?