Dritan Abazoviq, mandatar i Qeverisë së re në Mal të Zi

Dritan Abazoviq, mandatar i Qeverisë së re në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, propozoi liderin e Lëvizjes Qytetare URA, njëherësh ish-zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq, për mandatar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi. “Përfaqësuesit e Lëvizjes URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së Malit të Zi në Parlamentin […]

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, propozoi liderin e Lëvizjes Qytetare URA, njëherësh ish-zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq, për mandatar të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

“Përfaqësuesit e Lëvizjes URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur Qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti të mbajë një seancë dhe të vendosë për programin dhe përbërjën e Qeverisë me propozimin e mandatarit”, thuhet në deklaratën e Gjukanoviqit.

Më herët, presidenti Gjukanoviq zhvilloi konsultime me përfaqësuesit e partive parlamentare, të cilave nuk iu përgjigjën partitë e shumicës së mëparshme qeverisëse, Fronti Demokratik pro-Serb (DF), Mali i Zi Demokratik (Demokratët) dhe Partia Popullore Socialiste (SNP).

Partitë kombëtare të pakicave thanë gjatë konsultimeve me Gjukanoviqin se e mbështesin qeverinë e pakicës, ndërsa socialdemokratët thanë se do të mbështesnin “çdo qeveri me mendje evropiane” dhe ishin të gatshëm jo vetëm ta mbështesin atë, por edhe të marrin pjesë në të.

Pas bisedimeve me Gjukanoviqin më 25 shkurt, lideri dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate (SDP), Rashko Konjeviq, tha se Malit të Zi i duhet një qeveri e qëndrueshme me prioritete të qarta dhe jo një eksperiment i ri politik, i ngjashëm me Qeverinë në largim të Zdravko Krivokapiqit.

URA dhe lideri i saj, Dritan Abazoviq po kërkojnë formimin e një qeverie të pakicës, e cila do të përfshijë, përveç URA-s, partitë kombëtare të pakicave të shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe SNP-në pro-serbe. Mbështetje në Parlament pritet të marrin edhe nga partia e Gjukanoviqit dhe dy partitë tjera socialdemokrate. ​

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?