Disa rajone në Gjermani do të ndalojnë përdorimin e simbolit famkeq rus ‘Z’

Disa rajone në Gjermani do të ndalojnë përdorimin e simbolit famkeq rus ‘Z’

Disa shtete gjermane kanë njoftuar se përdorimi publik i simbolit “Z”, që po përdoret për të shprehur mbështetjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, do të ndëshkohet me ligj. Senatorja Iris Spranger nga Berlini tha për gazetën Tagesspiegel se përdorimi i simbolit “Z”, që është parë në makinat ushtarake ruse, “natyrisht se do të thotë […]

Disa shtete gjermane kanë njoftuar se përdorimi publik i simbolit “Z”, që po përdoret për të shprehur mbështetjen ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, do të ndëshkohet me ligj.

Senatorja Iris Spranger nga Berlini tha për gazetën Tagesspiegel se përdorimi i simbolit “Z”, që është parë në makinat ushtarake ruse, “natyrisht se do të thotë mbështetje e luftës së agresionit”.

Përdorimi i këtij simboli, sipas saj do të dënohet me ligj. Ajo iu referua një neni të Kodit Penal, që në rast se dikush e shkelë të njëjtin, mund të dënohet deri në tre vjet burgim apo të gjobitet.

Po ashtu Lower Saxony dhe Bavaria kanë njoftuar për dënime lidhur me përdorimin e këtij simboli.

“Ne nuk pranojmë miratimin e krimeve dhe shkeljeve të ligjit ndërkombëtar”, tha për Dpa ministri i Drejtësisë së Bavarisë, Georg Eisenreich.

Po ashtu, edhe në lande të tjera gjermane, ligjvënësit janë shprehur se janë për të aplikuar dënime në rast të përdorimit të këtij simboli.

Që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, shkronja “Z” është parë në tanke e uniforma, dhe po ashtu është shfaqur e vizatuar në mure, ndërtesa e bluza, teksa ky simbol po përdoret për të shprehur mbështetjen ndaj pushtimit të Ukrainës nga presidentit rus, Vladimir Putin.Ka disa teori se çfarë nënkupton kjo shkronjë, e cila nuk gjendet në alfabetin rus. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ka thënë se “Z” do të thotë “Për fitore”./REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?