Deputeti Qalaj për Fondin e Sigurisë: Vendim populist, ushtria duhet të mbështet nga paraja e shtetit

Themelimin e Fondit të Sigurisë nga qeveria Kurti e ka kundërshtuar edhe deputeti nga radhët e PDK’së Rashit Qalaja, ku sipas tij, ku inicim nga qeveria është mjaft kontestues, shkruan Periskopi. Z.Qalaj ka folur për Periskopin lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për këtë fond. Ai tha se ushtria e Kosovës duhet të financohet […]
Z.Qalaj ka folur për Periskopin lidhur me vendimin e fundit të qeverisë për këtë fond.
Ai tha se ushtria e Kosovës duhet të financohet nga buxheti i shtetit e jo nga qytetarët.
Qalaj po ashtu e kundërshtoj këtë vendim duke thënë se ky inicim është jashtë institucioneve ligjore, dhe që sipas tij është më shumë vendim populist.
“Pikërisht çështja e themelimit të fondit në këtë fazë, dhe çështja me baza vullnetare, që për mua është mjaft kontestuese për shkak se ne si parti (PDK), mendojmë që ushtria e Kosovës duhet të financohet me buxhet të shtetit të Kosovës dhe po ashtu e mbështesim çdo iniciativë që kalon nëpërmjet procedurave ligjore nëpër parlament dhe po ashtu nëse qeveria vendos të ndaj mjete për ushtrinë policin nga buxheti i shtetit sigurisht edhe PDK do ta përkrah një gjë të tillë. Po çdo gjë tjetër që është jashtë institucioneve ligjore, po mendoj sikur kjo që ka qenë iniciativë e qeverisë që është më shumë populiste, mendoj që nuk është e qëlluar, dhe ne si parti ta thojmë fjalën tonë.”, tha deputeti nga radhët e PDK’së Rashit Qalaj në një prononcim për Periskopin.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky fond është themeluar bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”./PERISKOPI












