Deputeti Berisha: Donacionet për ushtrinë bëhen nga shteti, jo nga paret e qytetarëve që s’dihet kah e kanë burimin

Deputeti nga radhët e PDK’së njëherit edhe ish komandat lufte, Hisen Berisha ka kundërshtuar mënyrën se si qeveria Kurti themeloi Fondin e Sigurisë së Kosovës, ditë më parë, shkruan Periskopi Ai në një prononcim për Periskopin tha se çdo nismë ligjore për ta mbështetur forcën e sigurisë është i mirë, kur ajo është brenda kornizave […]
Ai në një prononcim për Periskopin tha se çdo nismë ligjore për ta mbështetur forcën e sigurisë është i mirë, kur ajo është brenda kornizave ligjore.
Deputeti Berisha tha se këto donacione për ushtrinë duhet të bëhen nga buxheti i shtetit e jo nga parat e qytetarëve.
“Çdo nismë ligjore për ta mbështetur forcën e sigurisë është i mirë, kur ajo është brenda kornizzve ligjore. Nisma e tillë si vendim i kryeministrit dhe i mbështetur në vullnetin qytetar dhe të mërgatës është non sencë nën vetvete. Taksave e qytetarëve , ju mblidhet përmes taksave të ndryshme qoftë në aktivitete biznesore qoftë të ardhura personale, kurse mbështetja e ministrisë së mbrojtjes në rast se është nevojë do të duhej të bëhej përmes procesit të rialukimit të buxhetit a po edhe përmes donacioneve që kanë një rrugë ligjore se qysh vin deri tek ushtria dhe ato bëhen donacione të shtetit për shtetin dhe jo para që vjen nga qytetarët që mund të kenë burim të pa identifikueshëm. Këtë do ta kundërshtojnë edhe partnerët tanë ndërkombëtar që punojnë me ne në forcë. Qeveria duhet ta bëjë ligjë këtë fona dhe ta sjell në Kuvend”, tha Berisha për Periskopin në hollin e kuvendin.
Berisha po ashtu tha se një vendim i tillë është më shumë se ngutje dhe tërësisht populizëm.
“Prandaj çdo nismë e nisur për mbështetje të forcës së në qoftë se është në nevojë është e mirë, por mos harroni se forca zhvillohet në bazë të një plani 10 vjeqar të tranzicionit ku është e planifikuar çdo blerje.
Prandaj unë e konsideroj më shumë se një ngutje një populizën i panevojshëm, qeveria është dashur ta mendoj mirë ti krijoj një bazë ligjore kësaj. Rreziku Ukrainës është i mbarë kombëtar rrezikon tërë botën jo veç Kosovën. Nëse mendohet të pritet naj sulm nga Serbia atherë duhet një vlerësim tjetër ma dhe unë mendoj që Kosovë është një territor nën kompetencat e NATO-s dhe është bukur e vështirë të vihet të një agresion klasik sikur kjo në mes të Ukrainës-Ruissë.
Krejt kjo është mos ta quaj në terma më të ulët por një keqpërdorim i solidaritetit të qytetarëve dhe të mërgimtarëve në veçanti për të krijuar fonde në këtë rast po të shihen nga syri diplomati shihen si prezantim i një shteti të bankrotuar. Ky kryeministër duhet të largohet nga vendi”, tha Berisha në një deklaratë për Periskopin.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky fond është themeluar bazuar në nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë”./PERISKOPI












