Demaskohen grafitet e propagandës serbe në Kosovë, reagimet nga Prishtina

Demaskohen grafitet e propagandës serbe në Kosovë, reagimet nga Prishtina

Në ditën kur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po qëndron në Kosovë, dikush është përkujdesur që të propagandojë kundër Kosovës, duke shkruar grafitet “UQK” në muret e shtëpive në një fshat me banorë serbë afër Lipjanit. Grafitet e shkruara u bënë lajm në mediat serbe, por autori i grafiteve duket se […]

Në ditën kur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, po qëndron në Kosovë, dikush është përkujdesur që të propagandojë kundër Kosovës, duke shkruar grafitet “UQK” në muret e shtëpive në një fshat me banorë serbë afër Lipjanit.

Grafitet e shkruara u bënë lajm në mediat serbe, por autori i grafiteve duket se nuk ishte njohës i mirë i gjuhës shqipes, sepse akronimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e shkroi gabim “UQK”.

Pavarësisht se krejt kjo është veç një metodë e propagandës serbe, kjo nuk e ka penguar drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, që ta marr si shkas për ta sulmuar eurodeputeten Cramon.

Ai përmes një postimi në Twitter, ka pyetur “A është Viola von Cramon e vetëdijshme se serbët në Kosovë dhe Metohi ende zgjohen nga kërcënimet e UÇK-së terroriste?”

“Kështu e ruan paqen dhe stabilitetin në Kosovë e Metohi Albin Kurti juaj? Për sa kohë Viola von Cramon planifikon të shtiret si injorancë ndaj sulmeve të përditshme ndaj serbëve?”, ka shkruar Petkoviq.

Ndaj, sulmeve të Petkoviqit kanë reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.

Çitaku, reagimin e Petkoviqit e ka quajtur të turpshëm.

“O Zot. Ndalo këtë. Është e turpshme.

Së paku duhet t’i kishit mësuar agjentët tuaj të shkruanin saktë UÇK-në”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, Pacolli tha se me grafitet e shkruara shteti serb po bën provokime tensionuese atje ku jetojnë serbët në Kosovës.

“Herën tjetër kur të provoni të vini në skenë diçka si Panda përsëri në Kosovë, të paktën mësoni të shkruani UÇK, nuk është UQK. Dëshmi se si shteti serb po organizon provokime tensionuese në lokalitetet ku jetojnë serbët e Kosovës. E ulët dhe turpshme, turp. Mendësia e Millosheviqit!”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, përmes një postimi në Twitter ka thënë se “përhapja e narrativave të modifikuara nga Serbia kundër UÇK-së nuk është asgjë e re”.

“Përhapja e narrativave të modifikuara nga Serbia kundër “UÇK”-së nuk është asgjë e re. Provokimet e tyre të vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës duket se është një mendësi e shumë qeveritarëve të tyre. Propagandë!”, ka shkruar ajo, raporton  Telegrafi.

Grafitet e sotme në shtëpitë e serbëve janë vetëm një përsëritje e propagandës serbe, që ndodhte edhe në të kaluarën, sa herë në  Kosovë vinte për vizitë ndonjë diplomat i huaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?