Delegacioni amerikan viziton Tajvanin, a po rritet kërcënimi rus nga Kina?

Një delegacion i ish-zyrtarëve të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka arritur në Taivan të martën si shenjë e rritjes së komunikimit ndërmjet dy vendeve në kohën e një kërcënimi në horizont që po vie nga Kina, shkruan Associated Press, përcjell Periskopi. Ish-kryetari i Stafit të Admiralëve, Mike Mullen po udhëheq delegacionin prej pesë anëtarëve […]
Një delegacion i ish-zyrtarëve të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara ka arritur në Taivan të martën si shenjë e rritjes së komunikimit ndërmjet dy vendeve në kohën e një kërcënimi në horizont që po vie nga Kina, shkruan Associated Press, përcjell Periskopi.
Ish-kryetari i Stafit të Admiralëve, Mike Mullen po udhëheq delegacionin prej pesë anëtarëve që pritet të takohet me presidenten e vendit, Tsai Ing-wen dhe me liderë të tjerë gjatë vizitës dy-ditore.
Zyra e presidentes tajvaneze tha se delegacioni është caktuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe se vizita ka për qëllim ‘shkëmbimin e hollësuar të pikëpamjeve ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme’
Tajvani beson se palët ‘’do të vazhdojnë të thellojnë marrdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Tajvanit dhe ShBA-së, do të vazhdojnë të mbajnë paçen dhe stabilitetin rajonal dhe do të vazhdojnë që bashkarisht të kontribuojnë në paçen dhe prosperitetin global’’, thuhet në njoftim.
Kina nuk ka dënuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe kritika e saj ndaj sanksioneve kundër Moskës po shihet gjerësisht si shenjë e përkushtimit ndërmjet dy vendeve.












