Del audio-përgjimi i ushtarëve rusë: Po vrasim njerëz paqësor, kjo s’është lufta jonë

Ushtarët rusë që po marrin pjesë në pushtimin e Ukrainës janë në ‘rrëmujë të plotë’, sipas një audio përgjimi të siguruar nga një kompani inteligjente e Britanisë së Madhe, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi. Radio mesazhet e përgjuara tregojnë se trupat ruse po refuzojnë t’u nënshtrohen urdhrave të komandantëve për të granatuar qytetet ukrainase dhe […]
Ushtarët rusë që po marrin pjesë në pushtimin e Ukrainës janë në ‘rrëmujë të plotë’, sipas një audio përgjimi të siguruar nga një kompani inteligjente e Britanisë së Madhe, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.
Radio mesazhet e përgjuara tregojnë se trupat ruse po refuzojnë t’u nënshtrohen urdhrave të komandantëve për të granatuar qytetet ukrainase dhe se ata po ankohen për mungesë të furnizimit me ushqim dhe me naftë.
Në një bisedë mes tyre, e dëgjuar nga The Telegraph, një ushtar duket se po qan.
Në një incizim tjetër, dëgjohet një ushtare teksa humb durimin duke pyetur se kur do të arrij ushqimi ose nafta. Ai thotë: “Ne jemi këtu qe tre ditë! Kur në dreq do të arrijnë ato?”.
“Ne po vrasim njerëz paqësor. Kjo nuk është lufta jonë. Nëna dhe gra, mblidhni burrat e juaj. Nuk keni pse qëndroni këtu”, dëgjohet një ushtar i përgjakur dhe i lënduar duke i thënë atyre që po e bartnin.
Në mesazhin e tretë zbulohet një shkëmbim i tensionuar në të cilin ushtari i njëjtë i rikujton kolegut të tij nga qendra komanduese se ata nuk duhet ta përdorin artilerinë derisa civilët- të përshkruar si të mirët- të largohen.
Video incizimet e tjera shfaqin momente kur ushtarët rusë kthehen në Rusi të frustruar, derisa një mesazh tjetër i një ushtari dërguar nënës së tij thotë: “Gjëja e vetme që dua të bëj tani është të vrasë veten”.
Komunikimet e tjera bëjnë të ditur se ushtarëve rusë iu është thënë se ata do të përballen me një rezistencë të vogël gjatë hyrjes në Ukrainë.
Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtes së Ukrainës ka thënë se numri i ushtarëve rusë të vrarë deri më tani ka arritur në 5.300, edhe pse ky numër nuk mund të verifikohet dhe se numrat në konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore mbeten të paqartë si rezultat i konfuzionit./Dailymail/Periskopi/












