Dardanët rikthehen në “Fadil Vokrri”, tani nën drejtimin e Alain Giresse

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë rikthyer në stadiumin “Fadil Vokrri” për stërvitjen e parë të këtij viti. Ata, në këtë grumbullim janë pritur nga përzgjedhësi i ri, Alain Giresse, i cili disa orë më herët e kishte mbajtur konferencën për media dhe këtë grumbullim dhe dy miqësoret e këtij muaji i kishte vlerësuar si […]

Ata, në këtë grumbullim janë pritur nga përzgjedhësi i ri, Alain Giresse, i cili disa orë më herët e kishte mbajtur konferencën për media dhe këtë grumbullim dhe dy miqësoret e këtij muaji i kishte vlerësuar si mundësi njohjeje me lojtarët dhe përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që zhvillohen në fillim të qershorit.

Në stërvitjen e sotme në dispozicion të Giresse dhe stafit të tij ishin 13 futbollistë: Samir Ujkani, Arjanet Muric, Visar Bekaj, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Blendi Idrizi, Betim Fazliji, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Elbasan Rashani dhe Astrit Selmani.

Pjesa tjetër e futbollistëve që arritën më vonë në Kosovë, punuan në ushtrime fitnesi në hotel.

Stërvitja e sotme ishte pa ngarkesa, me vrapim të lehtë dhe më lojë me top në hapësirë të vogël.

Kosova ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji e luan kundër Burkina Fasos, më 24 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pesë ditë më vonë përballet me Zvicrën, në Cyrih.

Stërvitjen e radhës, Dardanët, do ta zhvillojnë nesër në Kampin Nacional në Hajvali.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?