Daçiq i prerë: Kush dëshiron që të vendosim sanksione ndaj Rusisë, është kundër Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq., nuk po tërhiqet nga vendimi i Serbisë për të mos vënë sanksione ndaj Rusisë pas fillimit të luftës në Ukrainë, shkruan Gazeta Periskopi. Daçiq ka thënë se nuk Serbia nuk ka interes që ta ndjekë një politikë me interest e Lindjes dhe Perëndimit. “Ne nuk kemi interes të […]
Daçiq ka thënë se nuk Serbia nuk ka interes që ta ndjekë një politikë me interest e Lindjes dhe Perëndimit.
“Ne nuk kemi interes të ndjekim një politikë në përputhje me interesat e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona. Unë e respektoj atë që thonë nga Brukseli, por detyrimi ynë është që politikën e jashtme ta harmonizojmë gradualisht me Brukselin”, ka thënë Daçiq.
Tutje, ai ka thënë se do të harmonizojnë politikën e tyre për disa vite në të ardhmen, por jo në këtë kohë.
“A do të na thonë që ne do të hyjmë nesër në BE që të harmonizojmë politikën tonë sot. Jo, thonë se është për 10, 20 apo 30 vjet. Epo, ne do të harmonizojmë politikën tonë të jashtme pas pesë vjetësh, 10 apo 20 vjet”, shtoi Daçiq.
I pari i Kuvendit të Serbisë ka thënë se nuk është se spitali në Kharkov po i lëndon më shumë qytetarët amerikanë tani sesa viktimat tona në Serbi.
“Ne i respektojmë të gjitha viktimat, Ukraina është dëm kolateral. A është për ndonjë nga ata që me kaq hipokrizi i kërkojnë Serbisë t’i bashkohet gjithçkaje që thonë. A është goditur RTS-ja, sikurse që u godit kulla televizive në Kiev? A janë prekur nga viktimat civile të fëmijëve në Serbi? Epo, nuk është se spitali në Kharkov po i lëndon më shumë qytetarët amerikanë tani sesa viktimat tona në Serbi”, u shpreh Daçiq. /PERISKOPI












