Coca-Cola nuk largohet nga tregu rus, bojkotohet në Ukrainë

Coca-Cola nuk largohet nga tregu rus, bojkotohet në Ukrainë

Disa supermarkete të mëdha në Ukrainë kanë filluar me bojkotimin e Coca-Cola-n për shkak të siç thuhet “refuzimit për t’u larguar nga tregu rus”. Rrjetet e shpërndarjes së Fozzy Group kanë ndaluar shitjen e produkteve të Coca-Cola në Ukrainë. Ka qenë shërbimi për shtyp i kompanisë që ka bërë këtë të ditur përmes një njoftimi […]

Disa supermarkete të mëdha në Ukrainë kanë filluar me bojkotimin e Coca-Cola-n për shkak të siç thuhet “refuzimit për t’u larguar nga tregu rus”.

Rrjetet e shpërndarjes së Fozzy Group kanë ndaluar shitjen e produkteve të Coca-Cola në Ukrainë.

Ka qenë shërbimi për shtyp i kompanisë që ka bërë këtë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, shkruajnë mediat e huaja.

“Rrjetet e shpërndarjes së Fozzy Group kanë ndaluar shitjen e produkteve të Coca-Cola. Ky vendim është për shkak të dëshirës së kësaj kompanie për të vazhduar punën në Rusi, pavarësisht agresionit ushtarak mbi Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

“Kështu që nga sot nuk do të ketë produkte Coca-Cola në dyqanet Silpo, Fora, FOZZY Cash&Carry dhe Thrash dhe të gjitha furnizimet në të ardhmen do të ndërpriten”.

“Po flasim për pije joalkoolike si Coca-Cola, Fanta, Schweppes, Sprite, BonAqua, Rich, e të tjera”.

“Në një kohë kur vendet dhe kompanitë e botës së lirë po ndërpresin të gjitha marrëdhëniet e biznesit me Rusinë dhe po përpiqen të ndihmojnë kombin dhe forcat e armatosura ukrainase, kompania Coca-Cola ka vendosur të vazhdojë të punojë atje”.

“Ne e dënojmë një qëndrim të tillë dhe shpresojmë që kompania do ta rishqyrtojë këtë vendim. Çdo biznes i përgjegjshëm pro lirisë po bashkon zemrat dhe mendimet e tij me kombin ukrainas”, shtoi Fozzy Group.

Ndërkohë, siç thuhet më tej, edhe rrjeti i supermarketeve VARUS po tërheq nga shitja edhe produktet e Coca-Cola.

“Ne e morëm këtë vendim për shkak të qëndrimit zyrtar të Coca-Cola për të vazhduar operimin në tregun e vendit agresor”.

“Ne i bëjmë thirrje zinxhirëve të tjerë që t’i bashkohen bojkotit”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?