Çka po paralajmëron Xhavit Haliti: Disa shtete të NATO-s kanë filluar t’i kthejnë ushtarët në Kosovë

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën nuk ka shumë gjasa që të reflektohet në Kosovë, sipas deputetit të PDK-së Xhavit Haliti. Ai në “Rubikon” të Klan Kosovës tha se duke qenë se kufijtë e Kosovës i garanton NATO-ja, askush nuk mund të ndërhyjë pa e llogaritur reagimin e kësaj të fundit. “Procesi i anëtarësimit në NATO […]

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainën nuk ka shumë gjasa që të reflektohet në Kosovë, sipas deputetit të PDK-së Xhavit Haliti.

Ai në “Rubikon” të Klan Kosovës tha se duke qenë se kufijtë e Kosovës i garanton NATO-ja, askush nuk mund të ndërhyjë pa e llogaritur reagimin e kësaj të fundit.

“Procesi i anëtarësimit në NATO është një problem në vete dhe nuk e shoh si një proces që mund të ndodhë shpejt. Përparësia dhe siguria e Kosovës lidhet me atë se Kosovën e garanton NATO-ja, kufijtë e Kosovës i garanton NATO-ja dhe unë nuk e besoj që e ka dikush të lehtë të ndërhyjë duke llogaritur vetëm në fuqinë e Kosovës”.

Deputeti i PDK-së deklaroi edhe se disa shtete të cilat i kishin tërhequr nga Kosova forcat e tyre kanë filluar t’i kthejnë ato.

“Unë nuk jam i bindur që Kosova është e rrezikuar tani për tani, unë mendoj që më shumë janë të rrezikuara disa vende të tjera sesa Kosova. Sipas disa informatave edhe disa shtete që i kanë tërhequr forcat kanë filluar t’i kthejnë ushtarët në Kosovë. Edhe francezët më thanë që do t’i sjellin 200 ushtarë shtesë në veriun e Kosovës për të garantuar pikërisht sigurinë”.

Haliti tha se Kosova ka një Forcë të Sigurisë të trajnuar nga NATO-ja, por kompetencat e saj janë të kufizuara.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?