Çka dihet deri tash për aeroplanin kinez me 132 pasagjerë që ra pingul në tokë

Mbetjet e trupave të njerëzve janë gjetur në vendin ku ra aeroplani kinez të hënën, me 132 pasagjerë në bord. Zyrtarë të Administratës së Aviacionit kinez, kanë thënë se e kanë një pjesë zëri që iu ka arritur nga aeroplani para momentit të rënies, por që ende nuk kanë arritur ta deshifrojnë. Aeroplani që ra […]
Mbetjet e trupave të njerëzve janë gjetur në vendin ku ra aeroplani kinez të hënën, me 132 pasagjerë në bord.
Zyrtarë të Administratës së Aviacionit kinez, kanë thënë se e kanë një pjesë zëri që iu ka arritur nga aeroplani para momentit të rënies, por që ende nuk kanë arritur ta deshifrojnë.
Aeroplani që ra ‘pingul’ nga 6 mijë metra lartësi, ende nuk dihet se për çfarë shkaqesh u rrëzua.
Sa i përket zërit që shkon nga ‘kutia e zezë’ e aeroplanëve, ajo është dëmtuar tej mase por është në ekzaminim, thanë zyrtarët kinezë.













