Çeku: SHBA-ja dhe Britania do të ndërhynin me ushtri tokësore, nëse nuk do të dorëzohej Serbia

Çeku: SHBA-ja dhe Britania do të ndërhynin me ushtri tokësore, nëse nuk do të dorëzohej Serbia

Ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, po flet për 23-vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe. Çeku tha se Millosheviqi është dorëzuar pasi e ka ditur se SHBA-ja dhe Britania e Madhe ishin në gjendje të fillonin edhe luftën tokësore. “Kur është fjala për ndërhyrje me forca tokësore, jo të gjitha vendet e […]

Ish-ministri i Mbrojtjes, Agim Çeku, po flet për 23-vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Çeku tha se Millosheviqi është dorëzuar pasi e ka ditur se SHBA-ja dhe Britania e Madhe ishin në gjendje të fillonin edhe luftën tokësore.

“Kur është fjala për ndërhyrje me forca tokësore, jo të gjitha vendet e NATO-s kanë qenë të gatshëm”, tha Çeku në Rubikon të Klan Kosovës.

“Njëra prej arsyeve është se më 3 qershor, presidenti Clinton, me mbështetje të kryeministrit Blair, iu ka dhënë urdhër komandantëve të vetë planin B minus – ndërhyrje e forcave tokësore. Plani B minus do thotë se po hyjmë vetë, quhet koalicion i vullneteve, pra vullnetarisht kush do të hyjë. Amerikanët dhe anglezët kanë qenë të vendosur të hyjnë”, u shpreh tutje ish-kryeministri.

“Millosheviqi e ka ditur se Amerika dhe Anglia hyjnë sigurt. Më 1 shtator ka pasur të fillojë operacioni tokësor. Ka qenë e domosdoshme të riparoheshin shumica e urave që të sjellin nga Tirana në veri, të përmirësohen rruga dhe kthesat e mëdha, sepse e gjithë teknika nuk ka mundur të kalojë aty”.

“Plani ka qenë që operacioni të përfundojë para dimrit, diku nga 15 nëntori, por ka pasur të përfundojë në Beograd, jo në Kosovë, dhe për atë arsye komanda kryesore e NATO-s ka qenë në Kumanovë, sepse ushtarakisht, komanda vendoset në drejtimin kryesor të sulmit. Drejtimi kryesor i sulmit ka qenë Kumanovë-Beograd”, përfundoi Çeku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?