Britania me sanksione të reja ndaj kompanive e individëve rusë

Qeveria britanike ka vendosur sanksione ndaj 65 individëve dhe kompanive të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës. Ato përfshijnë prodhuesin rus të armëve Kronstadt si prodhues i dronëve të armatosur Orion dhe mjeteve të tjera ajrore pa pilot, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. “Këto sisteme janë përdorur gjerësisht në pushtimin rus […]

Ato përfshijnë prodhuesin rus të armëve Kronstadt si prodhues i dronëve të armatosur Orion dhe mjeteve të tjera ajrore pa pilot, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes.

“Këto sisteme janë përdorur gjerësisht në pushtimin rus të Ukrainës,” thuhet në deklaratë, e cila bazohet në informacionin nga shërbimet e inteligjencës britanike.

“Mbrojtja ajrore e fuqishme ukrainase pothuajse me siguri ka kufizuar fluturimet me njerëz përtej vijave të tyre të frontit, prandaj Rusia ka shumë të ngjarë të jetë detyruar të përdorë më shumë dronë pa pilotë në vend të tyre,” thuhet tutje në deklaratë.

Sanksionet synojnë të dëmtojnë kompleksin industrial të mbrojtjes të Rusisë dhe të kufizojnë aftësinë e saj për të zëvendësuar çdo dron të humbur.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss prezantoi disa nga sanksionet e reja kundër oligarkëve rusë dhe institucioneve, si bankat, të enjten.

Shumë vende të botës kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë në vazhdimësi pasi ajo nisi pushtimin e Ukrainës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?