BQK-ja largon tarifën në llogarinë e veçantë për Fondin e Sigurisë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se për shkak të nevojave të FSK-së dhe situatës aktuale ndërkombëtare, është themeluar Fondi i Sigurisë. Në mbledhjen e mbajtur me datë 2 mars 2022, Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ka miratuar largimin e tarifës (ngarkesës) në llogarinë e veçantë të hapur nga Qeveria e Republikës […]
Në mbledhjen e mbajtur me datë 2 mars 2022, Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ka miratuar largimin e tarifës (ngarkesës) në llogarinë e veçantë të hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për Fondin e Sigurisë, shkruan Persikopi.com.
“Në të njëjtën kohë, është kërkuar edhe nga bankat komerciale në vend të mos aplikojnë tarifë për qytetarët, me rastin e transferimit të mjeteve në llogarinë për Fondin e Sigurisë”, kanë bërë të ditur nga BQK-ja.
Qeveria ka ftuar qytetarët dhe bashkëatdhetarët në diasporë që të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.
Për të kontribuar në këtë fond është publikuar edhe llogaria bankare. /Periskopi.com/












