Bombardimi i NATO-së në Serbi, Vuiçiq: Nuk na bindni dot, ka qenë agresion

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vazhdon të insistojë që bombardimi i NATO-së në Serbi ka qenë agresion, shkruan Gazeta Periskopi. Vuçiq ka thënë se nuk bindet dot për versionet e tjera, dhe se mesazhi më i mirë për ta është që ata të heshtin. Ai ka thënë që të huajt që kanë marrë pjesë në […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vazhdon të insistojë që bombardimi i NATO-së në Serbi ka qenë agresion, shkruan Gazeta Periskopi.
Vuçiq ka thënë se nuk bindet dot për versionet e tjera, dhe se mesazhi më i mirë për ta është që ata të heshtin.
Ai ka thënë që të huajt që kanë marrë pjesë në bombardimin e Serbisë duhe të turpërohen dhe të gjejnë ndonjë vend që t’i luten Zotit.
“Nuk na bindin dot. Kam parë që disa sot flasin triumfalisht për sukseset e tyre nga viti 1999. Mesazhi im për ta është që më mirë të heshtin. E kam fjalën për të huajt që morën pjesë në agresionin e tmerrshëm ndaj vendit tonë”.
“Po ashtu duhet të turpërohen paksa dhe të gjejnë një vend ku t’i luten Zotit për të gjithë ata njerëz të mrekullueshëm dhe fëmijë të shumtë që i vranë këtu”, tha ai, raporton Tanjug, /PERISKOPI