Blinken: SHBA nuk ka strategji për ndryshim regjimi në Rusi

Blinken: SHBA nuk ka strategji për ndryshim regjimi në Rusi

Shtetet e Bashkuara nuk kanë një strategji për ndryshim regjimi në Rusi, u tha gazetarëve të dielën Sekretari i Shtetit Antony Blinken pasi presidenti Joe Biden tha një ditë më parë se Presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”. “Mendoj se Presidenti, Shtëpia e Bardhë thjesht theksuan se presidenti Putin nuk mund […]

Shtetet e Bashkuara nuk kanë një strategji për ndryshim regjimi në Rusi, u tha gazetarëve të dielën Sekretari i Shtetit Antony Blinken pasi presidenti Joe Biden tha një ditë më parë se Presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

“Mendoj se Presidenti, Shtëpia e Bardhë thjesht theksuan se presidenti Putin nuk mund të mbështetet në luftën ose agresion kundër Ukrainës apo ndaj kujtdo tjetër,” tha zoti Blinken në një konferencë shtypi gjatë një vizite në Jeruzalem.

“Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji për ndryshim regjimi në Rusi apo kudo tjetër, për këtë çështje. Në këtë rast, si në çdo rast, varet nga populli i vendit në fjalë. Varet nga populli rus,” tha Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken.

Në një fjalim gjatë udhëtimit të tij në Poloni, Presidenti amerikan Joe Biden tha se udhëheqësi rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”, komente që një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më vonë se kishin për qëllim të përgatisin demokracitë e botës për një konflikt të zgjeruar mbi Ukrainën dhe jo të mbështesnin ndryshimin e regjimit në Rusi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i tha agjencisë Reuters pas komenteve të presidentit Biden se “nuk i takon Bidenit të vendosë. Presidenti i Rusisë zgjidhet nga rusët.”

Presidenti francez Emmanuel Macron i tha kanalit televiziv France 3 të dielën: “Unë nuk do të përdorja këtë lloj formulimi sepse vazhdoj të bisedoj me Presidentin Putin.”

E dërguara amerikane në NATO, Julianne Smith i tha CNN-it se komentet e zotit Biden ishin një reagim pas takimit me qindra refugjatë ukrainas.

“Mendoj se ishte një reagim njerëzor parimor ndaj historive që kishte dëgjuar gjatë ditës,” tha zonja Smith. “Por jo, SHBA nuk ka një politikë për ndryshimin e regjimit në Rusi”

Komentet e presidentit amerikan në Varshavë erdhën menjëherë pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda dhe zyrtarë të tjerë polakë për të diskutuar agresionin rus ndaj Ukrainës, pasi Rusia duket se e ka zhvendosur ofensivën e saj ushtarake nga kryeqyteti i Ukrainës, Kiev në lindje të vendit./VOA/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?