Blinken: Më shumë se 174 mijë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se trupat ruse po shkatërrojnë “infrastrukturën kritike” në Ukrainë. “Këto nuk janë objektiva ushtarake,” tha ai gjatë një fjalimi televiziv pas një telefonate që pati me ministrin e Jashtëm të Ukrainës. Blinken shtoi se “qindra, nëse jo mijëra” civilë ukrainas janë vrarë dhe plagosur dhe tani ka […]
“Këto nuk janë objektiva ushtarake,” tha ai gjatë një fjalimi televiziv pas një telefonate që pati me ministrin e Jashtëm të Ukrainës.
Blinken shtoi se “qindra, nëse jo mijëra” civilë ukrainas janë vrarë dhe plagosur dhe tani ka më shumë se 174,000 refugjatë që kanë kërkuar siguri në vendet fqinje.
“Miliona ukrainas ende në Ukrainë po strehohen kudo që po munden…kjo është e turpshme. Numri i civilëve të vrarë dhe të plagosur, pasojat humanitare, do të rriten më shumë në ditët në vijim,” tha Blinken.
Ai potencoi se përgjigja ndaj “luftës” ka qenë “uniteti midis liderëve botërorë”.
Blinken tha se 13 ndërmarrjet kritike shtetërore ruse tani janë jashtëzakonisht të kufizuara në mbledhjen e parave në SHBA dhe janë vendosur sanksione ndaj individëve, përfshirë Putinin.
Ai vazhdoi të njoftojë se SHBA dhe aleatët e saj po krijojnë një grup pune për të identifikuar “gjurmimin dhe ngrirjen e aseteve të kompanive dhe oligarkëve rusë të sanksionuar”.
“Ne do të ngrijmë dhe sekuestrojmë jahtet e tyre, avionët e tyre privatë, pronat e tyre të pasura në kryeqytetet botërore,” shtoi ai.
Blinken vazhdoi duke thënë se SHBA ka vendosur gjithashtu sanksione gjithëpërfshirëse ndaj 22 enteve ruse të mbrojtjes.
Ai shtoi se SHBA po e mbajnë hapur derën e një rruge diplomatike për të ecur përpara, por paralajmëroi se do të jetë shumë e vështirë pa de-përshkallëzimin ushtarak.












