Blinken: Albright na bashkoi për t’i shpëtuar shqiptarët

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përmendur Kosovën në deklaratën e tij për vdekjen e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright. Blinken thotë se falë Albright SHBA-të i mbrojtën shqiptarët në Kosovë kundër agresionit serb. Po ashtu, Blinkeni tha se sot, ka një shesh dhe një rrugë në Kosovë me emrin e Madeleine Albright, si dhe një statujë […]

Blinken thotë se falë Albright SHBA-të i mbrojtën shqiptarët në Kosovë kundër agresionit serb.

Po ashtu, Blinkeni tha se sot, ka një shesh dhe një rrugë në Kosovë me emrin e Madeleine Albright, si dhe një statujë e saj është e vendosur në kryeqytet.

“Dhe falë saj jo pak, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke iu bashkuan NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara mbrojtën shqiptarët etnikë në Kosovë kundër agresionit serb. Sot, ka një shesh dhe një rrugë në Kosovë me emrin Madeleine, dhe një statujë e saj qëndron në kryeqytet”, tha ndër tjerash Blinken.

“Madeleine Albright ishte një diplomate brilante, një udhëheqëse vizionare, një pioniere e guximshme, një mentore e përkushtuar dhe një person i madh dhe i mirë që e donte thellësisht Shtetet e Bashkuara dhe ia kushtoi jetën e saj shërbimit të saj. Ajo ishte gjithashtu një shoqe e mrekullueshme për shumë njerëz, përfshirë mua”, shtoi Blinken.

Kujtojmë se Madeleine Albright vdiq dy ditë më parë në moshën 84 vjeçare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?