Bislimi takohet me Von Cramon, flasin për liberalizimin e vizave

Bislimi takohet me Von Cramon, flasin për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Në takim zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi faktin se objektivi kryesor i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu e informoi Cramonin rreth angazhimeve të fushëveprimit të tij dhe u shpreh mirënjohës ndaj […]

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Në takim zëvendëskryeministri Bislimi ritheksoi faktin se objektivi kryesor i Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu e informoi Cramonin rreth angazhimeve të fushëveprimit të tij dhe u shpreh mirënjohës ndaj mbështetjes së shprehur për procesin e liberalizimit të vizave, për të cilën pret përmbylljen sa më parë të këtij procesi dhe lëvizjen e lirë për qytetarët e vendit tonë dhe pranimit në Këshillin e Evropës.

U potencua fakti i pozicionimit të Republikës së Kosovës krah BE-së dhe vendeve aleate për sa i përket zhvillimeve në Ukrainë.

Von Cramon tha se e çmon angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në pozicionimin e saj krah Bashkimit Evropian dhe shteteve aleate, në sanksionet kundër Rusisë.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Kosova ndan të njëjtat vlera perëndimore me BE-në dhe se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në BE do t’i shërbente sigurisë rajonale dhe asaj evropiane.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli gjithashtu dhe për dinamikat e avancimit dhe progresit në reformat në kuadër të Agjendës Evropiane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?