Bislimi: Çfarë dështimi, Kosova i vetmi vend me rritje ekonomike 10%

Zv. kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, asesi nuk ka pranuar që deputetët ta quajnë dështim situatën aktuale me të cilën po kalon Kosova. Madje gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka thënë se Kosova qëndron shumë më mirë se të gjitha vendet e Evropës për kah rritja ekonomike. “Përgjatë intervenimit tuaj 6 herë […]
Madje gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka thënë se Kosova qëndron shumë më mirë se të gjitha vendet e Evropës për kah rritja ekonomike.
“Përgjatë intervenimit tuaj 6 herë thatë keni dështu, keni dështu. Kjo mbetet në kamera pastaj. Ky nuk është mesazhi që duhet ta çojmë tek lexuesit. Kosova e ka rritjen ekonomike mbi 10%, i vetmi shtet në Evropë. Nëse ne e quajmë këtë dështim, qysh duhet me quajtë vendet e tjera që e kanë 5% rritjen ekonomike”, deklaroi Bislimi.
“Atëherë vendet tjera duhet me quajtë depresion. Nëse dojmë me ngjallë e me çu atë mesazhin optimist edhe te partnerët tanë ndërkombëtarë që po punojmë me ritmin e duhur, ndoshta është mirë me gjet term më të butë se dështim”, shtoi Bislimi.












