Bieber tregon pse Serbia e bëri kthesën e madhe në OKB dhe cilat janë interesat e Vuçiqit

Bieber tregon pse Serbia e bëri kthesën e madhe në OKB dhe cilat janë interesat e Vuçiqit

Njohësi i zhvillimeve politike për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, e ka vlerësuar pozitivisht votimin Serbisë pro rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ta dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Ai, përmes një reagimi në Twitter, ka pyetur pse Serbia e bëri kthesën e madhe dhe ka analizuar arsyet që mund ta […]

Njohësi i zhvillimeve politike për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, e ka vlerësuar pozitivisht votimin Serbisë pro rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ta dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Ai, përmes një reagimi në Twitter, ka pyetur pse Serbia e bëri kthesën e madhe dhe ka analizuar arsyet që mund ta kenë shtyrë shtetin serb drejt këtij vendimi.

“Votimi i Serbisë pro rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme për dënimin e Rusisë, është një kthesë befasuese, pas heshtjes së gjatë, e përcjellë nga rezoluta e papërcaktuar e Këshillit Kombëtar të Sigurisë (të Serbisë). Çfarë do të thotë kjo?”, ka pyetur Bieber.

Bieber ka vlerësuar se një prej arsyeve pse Serbia ka ndërmarrë një veprim të tillë, mund të jetë taktikë e saj për ta evituar mundësinë e izolimit, ku ajo shihet si një prej aleateve të pakta të Rusisë në Evropë.

“Mund të jetë po ashtu një strategji rirreshtimi prapa votës së dhënë, megjithatë mediat e tij ende nuk kanë marrë pozicion të ri. Vlen të shohim gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar tutje Bieber.

Një ndryshim pozicioni i Serbisë, shkruan Bieber, do të kishte kuptim jashtë vendit për Serbinë. “Do ta reduktonte presionin, duke e pasur parasysh unitetin e BE-së dhe ndryshimet globale. Do të ndihmonte për të siguruar mbështetje kruciale nga Perëndimi në kohën kur ka humbur aleatët e vjetër si Merkel”, thekson ai.

Megjithatë, shkruan ai, ndryshimi i pozicionit do të ishte një marrëveshje me djallin për Vuçiqin. “Është e vështirë të imagjinohet një ndryshim me mënyrën si ai qeverisë, minon demokracinë dhe rehabiliton kriminelët e luftës. Ai, si një “stabilokrat” i mirë, mund të shpresojë për një marrëveshje si ‘më mbështesni dhe unë do të jem në anën tuaj’”, analizon tutje Bieber.

Në këtë kohë, sipas Bieber, Vuçiq mund të mbajë raporte më të ulëta me Rusinë dhe Kinën, ndonëse që të dyja e kanë mbrojtur atë në qëndrimin e saj për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Por rreziku më i madh për Vuçiqin mund të jetë humbja e votuesve.

“Përkundër kësaj, ai mund të rrezikojë, duke e pasur parasysh kontrollin që e ka mbi mediat dhe institucionet dhe t’i thotë Perëndimit, më mbështesni sepse të tjerët janë më pro-rusë se unë”, shkruan në fund analisti gjerman.

?? voting for the?? GA resolution condemning Russia is a surprising u-turn after long silence, followed by the wishy washy resolution of National Security Council https://t.co/pHQDHH21UP. What does this mean? 1/8 pic.twitter.com/vUYhrc3sAb

— Florian Bieber (@fbieber) March 2, 2022

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?