Biden takohet me Stoltenberg: Diskutuam për unitetin dhe forcën e NATO-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, shkruan Gazeta Periskopi. Biden ka thënë se me Stoltenberg kanë diskutuar rreth unitetit si dhe forcës së NATO-së. Ata po ashtu kanë diskutuar edhe për përpjekjet e vazhdueshme që NATO po […]
Biden ka thënë se me Stoltenberg kanë diskutuar rreth unitetit si dhe forcës së NATO-së.
Ata po ashtu kanë diskutuar edhe për përpjekjet e vazhdueshme që NATO po i ndërmerr në mbrojtje të Ukrainës.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“U takova sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për të adresuar pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë Diskutuam unitetin dhe forcën e aleancës, përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për të penguar dhe mbrojtur kundër çdo agresioni dhe mbështetjen tonë për Ukrainën”, ka shkruar Biden në llogarinë e tij në Facebook. /PERISKOPI












