Biden paralajmëron sektorin privat për sulme të mundshme kibernetike ruse

Biden paralajmëron sektorin privat për sulme të mundshme kibernetike ruse

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar bizneset dhe organizatat joqeveritare në shtet që menjëherë të “forcojnë” mbrojtjet e tyre kundër sulmeve të mundshme kibernetike nga Qeveria ruse. Ai u thirr në “informacione në zhvillim të inteligjencës” që sugjeronin për plane të tilla nga Kremlini. “I bëj thirrje partnerëve tanë në sektorin privat […]

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar bizneset dhe organizatat joqeveritare në shtet që menjëherë të “forcojnë” mbrojtjet e tyre kundër sulmeve të mundshme kibernetike nga Qeveria ruse. Ai u thirr në “informacione në zhvillim të inteligjencës” që sugjeronin për plane të tilla nga Kremlini.

“I bëj thirrje partnerëve tanë në sektorin privat që të forcojnë menjëherë mbrojtjet e tyre kibernetike… Ne na duhet që të gjithë të bëjnë pjesën tonë për të luftuar një nga kërcënimet e kohës sonë”, tha Biden më 21 mars, sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

Zyrtarët amerikanë që një kohë të gjatë kanë akuzuar akterët rusë për sulme kibernetike ndaj qytetarëve amerikanë, organizatave dhe qeverive, që shpesh është thënë se kanë qenë veprime të udhëhequra nga Kremlini.

Ekspertët kanë paralajmëruar për rritjen e rrezikut nga sulme të tilla pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës dhe Perëndimi iu përgjigj me sanksione të ashpra, por edhe me rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin.

“Ky është një moment kritik për të përshpejtuar punën tonë në përmirësimin e sigurisë kibernetike brenda vendit dhe për të rritur qëndrueshmërinë tonë kombëtare”, tha Biden.

“Edhe më herët kanë paralajmëruar se Rusia mund të kryejë aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe për përgjigjen tonë me vendosjen e kostove ekonomike të paprecedentë që kemi vendosur ndaj Rusisë së bashku me aleatët dhe partnerët tanë”, shtoi presidenti amerikan.

Megjithatë, presidenti Biden nuk ka asnjë detaj lidhur me të dhënat e inteligjencës që sugjeronin se mund të ndodhnin sulmet kibernetike. Sipas presidentit amerikan, Qeveria federale veçse ka rritur mbrojtjen kibernetike dhe bëri thirrje që të njëjtën gjë ta bëjë edhe sektori privat për të mbrojtur infrastrukturën kritike.

Në shkurt, disa ueb-faqe të Qeverisë ukrainase dhe të bankave ukrainase u goditën nga sulmet kibernetike. Kievi fajësoi Moskën për këto sulme.

Moska ka mohuar çdo përfshirje. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?