Biden niset për në Evropë, priten takime të rëndësishme rreth luftës në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është nisur për në Bruksel para Samitit të NATO-s aty ku liderët e botës do të diskutojnë rreth luftës që po vazhdon në Ukrainë, shkruan FoxNews, përcjell Periskopi. Biden do të mbajë takime me liderët e NATO-s, G7-ës dhe të Bashkimit Evropian për të diskutuar përpjekjet […]
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është nisur për në Bruksel para Samitit të NATO-s aty ku liderët e botës do të diskutojnë rreth luftës që po vazhdon në Ukrainë, shkruan FoxNews, përcjell Periskopi.
Biden do të mbajë takime me liderët e NATO-s, G7-ës dhe të Bashkimit Evropian për të diskutuar përpjekjet ndërkombëtare për t’i ndihmuar Ukrainës dhe për vendosjen e kostove të ashpra dhe të pashembullta ndaj Rusisë për pushtimin e saj, tha javën e kaluar Shtëpia e Bardhë.
Kurse të premten, Biden do të udhëtojë në drejtim të Polonisë ku do të takohet me presidentin e vendit, Andrzej Duda.
Polonia është përballur me shpërthimin e krizës humanitare në Evropë gjatë luftës në Ukrainë. Kombet e Bashkuara vlerësuan se më shumë se 2 milionë njerëz nga Ukraina kanë ardhur si refugjatë nga Ukraina në drejtim të Polonisë.












