Biden nga Polonia: Më vjen keq që nuk shkoj dot në Ukrainë të shoh nga afër vuajtjet e qytetarëve

Presidenti amerikan, Joe Biden ka falënderuar organizatat humanitare në Poloni për dërgimin e ndihmave humanitare në Ukrainë dhe kontributin e madh që ka dhënë në mbështetjen e refugjatëve. Joe Biden ka mbërritur mesditën e sotme në Poloni, pas mbledhjes së samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel ditën e djeshme me temë luftën në Ukrainë dhe sanksionet […]

Joe Biden ka mbërritur mesditën e sotme në Poloni, pas mbledhjes së samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel ditën e djeshme me temë luftën në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë.

“Jam këtu në Poloni për të parë drejtpërdrejt krizën humanitare dhe, sinqerisht, një pjesë e zhgënjimit tim është se nuk mund ta shoh nga afër krizën humanitare në Ukrainë. Ata nuk do të më lejojnë,” tha ai.

“Kuptohet, po hamendësoj se çfarë po ndodh në Ukrainë, por mezi pres të dëgjoj nga ju në komunitetin humanitar për atë që shihni.”

Biden tha se ukrainasit kanë nevojë për mallra jetike si ushqime, batanije, para dhe ilaçe. Administrata e Biden njoftoi dje se SHBA-të do të japin më shumë se 1 miliard dollarë ndihmë humanitare për ukrainasit e prekur nga lufta.

Rreth 3.6 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, ku shumica e tyre kanë mbërritur në Poloni.

“Vuajtjet e ukrainasve kanë ardhur në pragun tuaj. Ju jeni ata që po vendosni në rrezik në disa raste edhe jetën tuaj… dhe populli amerikan është krenar që mbështetet në përpjekjet tuaja,” tha presidenti amerikan për qytetarët polakë./abcnews.al/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?