Biden kërkon sanksione të reja dhe ndihmë për ukrainasit në Evropë

Biden kërkon sanksione të reja dhe ndihmë për ukrainasit në Evropë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të mblidhet me aleatët kryesorë në Bruksel dhe Varshavë këtë javë, derisa liderët përpiqen të parandalojnë që lufta e Rusisë kundër Ukrainës të kalojë në një katastrofë edhe më të madhe. Biden ka frikë se Rusia mund të përdorë armë kimike ose bërthamore derisa pushtimi […]

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të mblidhet me aleatët kryesorë në Bruksel dhe Varshavë këtë javë, derisa liderët përpiqen të parandalojnë që lufta e Rusisë kundër Ukrainës të kalojë në një katastrofë edhe më të madhe.

Biden ka frikë se Rusia mund të përdorë armë kimike ose bërthamore derisa pushtimi i saj ngec përballë problemeve logjistike dhe një rezistence të ashpër ukrainase.

Sfidat humanitare po rriten, gjithashtu. Miliona refugjatë janë larguar nga luftimet, kryesisht duke kaluar kufirin në Poloni dhe lufta ka rrezikuar të korrat e grurit dhe elbit të Ukrainës, duke rritur mundësinë e rritjes së urisë në zonat e varfra anembanë globit.

Jake Sullivan, këshilltar i Bidenit për Sigurinë Kombëtare, tha se presidenti do të koordinojë me aleatët për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe sanksionet e reja ndaj Rusisë. Ai shtoi se Biden po punon në përpjekjet afatgjata për të rritur mbrojtjen në Evropën Lindore, ku më shumë vende kanë frikë nga agresioni rus. Presidenti po synon, gjithashtu, të zvogëlojë varësinë e kontinentit nga energjia ruse.

“Kjo luftë nuk do të përfundojë lehtë ose shpejt”, u tha Sullivan gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë të martën.

Sullivan theksoi se referencat e presidentit rus, Vladimir Putin, për armët bërthamore në fillim të konfliktit janë “diçka për të cilën ne duhet të shqetësohemi”, duke shtuar se Biden do të fliste me aleatët për “përgjigje të mundshme” nëse udhëheqësi rus e ndërmerr atë hap.

Biden do të marrë pjesë, gjithashtu, në takimet e Bashkimit Evropian dhe G7-s, i cili përfshin demokracitë më të pasura në botë.

Më pas ai do të udhëtojë në Varshavë, të premten, ku me zyrtarët polakë pritet të diskutojë mbi krizën e refugjatëve ukrainas. Biden është planifikuar të takohet me presidentin polak, Andrzej Duda të shtunën. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?