Biden do të propozojë taksë të re për miliarderët

Biden do të propozojë taksë të re për miliarderët

Sipas propozimit familjet me pasuri mbi 100 milionë dollarë, do të paguajnë të paktën 20% taksë mbi të ardhurat e tyre totale. Pjesë e këtij grupi janë rreth 700 familje amerikane.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do të propozojë një vendim për të vendosur taksa më të larta për amerikanët më të pasur, raportuan të dielën disa media amerikane.

Sipas një dokumenti të Shtëpisë së Bardhë që pritet të publikohet së shpejti, të cituar nga “The Washington Post”, propozimi do të jetë pjesë e buxhetit për vitin 2023.

Referuar të njëjtit dokument, propozimi i ashtuquajtur “Tatimi Minimal i të Ardhurave të Miliarderëve” parashikon një taksë minimale prej 20% për familjet me pasuri mbi 100 milionë dollarë dhe do të çojë drejt uljes së deficiteve të parashikuara buxhetore me më shumë se një trilion dollarë gjatë dekadës së ardhshme.

“Kjo taksë minimale do të bëjë që amerikanët më të pasur të mos paguajnë më një përqindje tatimore më të ulët se mësuesit dhe zjarrfikësit”, thuhet në dokument, transmenton DW/

Kush do të paguajë më shumë?

Duke nënkuptuar një riorientim masiv të ligjit tatimor të SHBA-së, propozimi do të ndikonte në 0.01% të familjeve. Në këtë kategori, gjysma e të ardhurave të pritshme do të vinte nga familjet me pasuri mbi një miliardë dollarë.

Propozimi do t’i jepte fund faktit që njerëzit më të pasur në SHBA të paguajnë tarifa më të ulëta se ata që i përkasin klasës së mesme. Veçanërisht, një studim nga administrata Biden vjeshtën e kaluar zbuloi se 400 familje miliarderësh paguanin mesatarisht vetëm 8.2% taksa mbi të ardhurat e tyre, në periudhën 2010-2018. Kjo përqindje është shpesh poshtë asaj të shumë familjeve të zakonshme amerikane.

Propozimi i ri do të ndryshojë në mënyrë dramatike gjendjen mbi taksat e paguara nga miliarderët amerikanë. Për shembull, pronari i Tesla-s, Elon Musk do të paguajë 50 miliardë dollarë shtesë në taksa, ndërsa themeluesi i Amazon, Jeff Bezos do të paguajë afërsisht 35 miliardë dollarë më shumë, sipas të dhënave që ka mundur të përllogarisë ekonomisti i Universitetit të Kalifornisë “Berkeley”, Gabriel Zucman, i cituar nga “The Washington Post”.

Nevojë për më shumë përkrahje

Taksimi më i lartë për miliarderët ka qenë prej kohësh një kërkesë e politikës të së majtës. Por masa e re kërkon miratimin e Kongresit. Ajo mund të mbledhë deri në 360 miliardë dollarë të ardhura më shumë, gjatë një periudhe 10-vjeçare.

Administrata Biden trashëgoi nga ish-administrata Trump një deficit buxhetor që ishte 14.9% e të gjithë ekonomisë amerikane. Megjithatë, duke filluar nga viti i ardhshëm buxhetor, deficiti do të jetë nën 5% të ekonomisë, thonë ekspertët.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?