Biden do të mbajë sonte fjalimin e tij të parë “state of the union”, i cili po pritet me interes të madh në të gjithë botën

Biden do të mbajë sonte fjalimin e tij të parë “state of the union”, i cili po pritet me interes të madh në të gjithë botën

Në orën 3 të mëngjesit (me orën tonë), Joe Biden do të mbajë fjal madhimin që njihet me emrin “State of the Union”, të cilin Presidenti amerikan e mban çdo fillim viti. Pak vetë e dinë që ky fjalim, që mbahet në Capitol (ndërtesa e Kongresit) në prani të të gjithë deputetëve (anëtarëve të Dhomës […]

Pak vetë e dinë që ky fjalim, që mbahet në Capitol (ndërtesa e Kongresit) në prani të të gjithë deputetëve (anëtarëve të Dhomës së përfaqësuesve e senatorëve), është në kuadër të një detyrimi kushtetues për të informuar Kongresin mbi gjendjen e kombit.

Kushtetuta nuk kërkon që Presidenti të mbajë një fjalim, por në kohët moderne Presidentët e kanë bërë të udhës që ta informojnë Kongresin e kombin nëpërmjet një fjalimi, që transmetohet nga të gjitha mediat e ndiqet nga një publik i madh.

Kjo do të jetë hera e parë për Presidentin Biden. Sikur të jetonim në kohë normale, fokusi i fjalimit do të ishte ekonomia e vendit dhe çështjet e brendshme, por ne jemi duke jetuar në kohë anormale. Prej më shumë se një jave, Rusia ka ndërmarrë një fushatë pushtimi të Ukrainës. Është një luftë e paprovokuar, që ka kapur në befasi gjithë botën, mbi të gjitha Perëndimin.

Është e qartë se ky do të jetë argumenti kryesor, ku do ndalet Biden-i gjatë fjalës së vet. Ai e ka bërë të qartë se nuk do ndërhyjë në këtë luftë, pasi ndërhyrja do ta shndërronte atë luftë lokale në një luftë botërore, por janë shtuar zërat që po i kërkojnë SHBA-ve të mos i lërë vetëm e të pambrojtur ukrainasit. Këta zëra janë më të paktë në SHBA sesa në Europë, por aleanca eurotlantike nuk është parë kurrë kaq e bashkuar sa këtë herë.

Gjuha kanosëse e Putinit që ka lënë të kuptohet përdorimin e armëve bërthamore, apo edhe hamendja se ky i fundit, me të mbaruar punë me Ukrainën, do të fillojë me Moldavinë e me vende të tjera të ish BRSS-së, mund ta bëjnë Biden-in të marrë vendimin për një përfshirje gjithnjë e më të madhe në konflikt.

 

Është bërë kohë që një fjalim “state of the union” nuk është pritur me kaq kërshëri, jo vetëm nga amerikanët, por edhe nga pjesa tjetër e botës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?