Berjani i naftës: Deri të kryhet lufta në Ukrainë, nuk ulet çmimi

Lufta në Ukrainë po ndikon edhe në Kosovë. Që nga fillimi i konfliktit Ukrainë-Rusi, bota po preket me rritje të çmimit të derivateve e produkteve ushqimore, shkruan Periskopi. Rritja e çmimit të naftës në Kosovë po i shqetëson qytetarët. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani në një deklaratë për Periskopin ka thënë se Kosova […]
Rritja e çmimit të naftës në Kosovë po i shqetëson qytetarët.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani në një deklaratë për Periskopin ka thënë se Kosova ka çmimin më të lirë në rajon.
“Çmimi më i lartë i naftës është 1 e 61 cent në Kosovë. Në Gjermani 2 e 60 një litër dizel, Shqipëri 2 e 20 dhe në Serbi 2 e 10 cent. Do të thotë se Kosova është akoma duke u mbajtur mirë me çmime, tha Berjani
Berjani paralajmëron se do ketë rritje të çmimit deri në 5-6 cent, nëse vazhdon lufta në Ukrainë.
“Ka me pasë rritje të çmimit për shkak të krizës që është në Ukrainë. Po, sot çmimi për nesër ka me qenë minimumi 5 deri 6 cent më shtrenjtë, por pikat e karburantit që po punojnë nuk janë duke i rritur çmimet ekstrem. Shumë normale në qoftë se rritet nesër 5 cent importi, ta imponon me rritë çmimet.
Po, mendoj se tregu është duke u mbajtur stabil, dhe nuk janë duke lëvizë çmimet brenda sekonde brenda ditës, çmimet janë reale.
Sipas Berjanit Kosova duhet të shqetësohet se a do të ketë furnizim me derivate sepse ky produkt po mungon në të gjithë botën.
“Jemi në një situatë emergjente ku çmimi dhe ndikimi ekstrem në rritjen e derivateve të naftës është lufta që është duke u zhvilluar mes Ukrainës dhe Rusisë. Është koha kur duhet të pyesim se a do kemi derivate, se është duke munguar në tërë botën ky produkt”, thotë ai për Periskopin.
I pari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës thotë se ulja e çmimit të naftës varet krejt se kur përfundon lufta në Ukrainë.
“Kur ndalet lufta. Se dihet që Rusia është operatori i dytë botëror si prodhues i derivateve dhe mendoj që në atë moment që ndalet lufta do të stabilizohet sektori i naftës”, përfundoi Berjani/PERISKOPI/












